Sa më shumë të zgjasë koha dhe të largohemi nga gjurmët e pejgamberisë, aq më shumë shtohet e keqja!
Shejh Hammud et-Tuvejxheri, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
“Sa më shumë të zgjasë koha dhe të largohemi nga gjurmët e pejgamberisë, aq më shumë shtohet e keqja dhe shtohen mangësia dhe ndryshimet në çështjet e fesë, ashtu siç tregojnë hadithet dhe siç e dëshmon realiteti.
Ah, sikur ta dija çfarë do të thoshin Ebu Derdaja, Enesi, Abdullahu ibën Amër, Ebu Hurejra, Maliku ibën Ebi Amir, Muavije ibën Kurra, Hasen el-Basri, Mejmun ibën Mehran dhe Ahmedi ibën Asim, nëse do ta shihnin atë që ka ndodhur pas tyre nga ngjarjet e shumta dhe sprovat, ku secila prej tyre e bën tjetrën të duket më e vogël dhe më e lehtë?!
Dhe çfarë do të thoshin Ibën Kajjimi dhe Ibën Rexhebi, sikur ta shihnin se sa shumë është forcuar dhe rënduar vetmia e Islamit të vërtetë dhe e ithtarëve të tij në fund të shekullit të katërmbëdhjetë hixhri?!
Dhe çfarë do të thoshin të gjithë ata, sikur ta shihnin këtë kohë ku nuk ka mbetur nga Islami veçse emri i tij, dhe nga Kurani veçse shkronjat e tij?!”
(Gurbetul-Islam 1/23)
Përktheu: Besim Gjelaj