Allahu i Lartësuar nuk përshkruhet me cilësitë e krijesave!
Imam Ebu Hanife, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
“Allahu i Lartësuar nuk përshkruhet me cilësitë e krijesave. Hidhërimi dhe kënaqësia janë dy cilësi prej cilësive të Tij, pa pyetur për mënyrën se si janë. Ky është, njëkohësisht, edhe mendimi i Ehli Sunetit dhe Xhematit. Ai hidhërohet dhe kënaqet, dhe kurrsesi nuk thuhet se hidhërimi i Tij nënkupton ndëshkimin, as që kënaqësia e Tij do të thotë shpërblim.
E përshkruajmë Atë ashtu siç e ka përshkruar Vetveten: Një, i Vetëm, Absolut, të Cilit i përgjërohet gjithçka përherë. Ai nuk lind, as nuk është i lindur, dhe askush nuk është i barabartë me Të. Ai është i Gjallë, i Vetëqëndrueshëm, Dëgjues i gjithçkaje, që sheh çdo gjë dhe është i Dijshëm për çdo gjë. Dora e Allahut është mbi duart e tyre, por nuk është si duart e krijesave të Tij; Fytyra e Tij nuk është si fytyrat e krijesave të Tij.”
(El-Fikhul-Ebsat f. 56)
Gjithashtu ka thënë:
“Ai ka dorë, fytyrë dhe qenësi, ashtu siç e ka përmendur Allahu i Lartësuar në Kuran. Përderisa Allahu i Lartësuar i ka përmendur në Kuran fytyrën, dorën dhe qenësinë, atëherë ato konsiderohen cilësi të Tij – pa iu dhënë formë. Nuk thuhet se ‘dora’ e Tij nënkupton forcën apo dhuntinë e Tij, sepse kjo do të nënkuptonte mohim të cilësisë. Në të vërtetë, ky është mendimi i kaderive dhe mu’tezilive.”
(El-Fikhul-Ekber f. 302)
Përktheu: Besim Gjelaj