Urtësia e agjërimit! 

Urtësia e agjërimit! 

Pyetja:

Cila është urtësia e obligimit të agjërimit?

Përgjigja:

Nëse e lexojmë fjalën e Allahut të Plotfuqishëm: يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا كُتِبَ عَلَيْكُمُ الصِّيَامُ كَمَا كُتِبَ عَلَى الَّذِينَ مِن قَبْلِكُمْ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ  

“O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre  që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm”.

| Bekare 183 |. 

Këtu e kuptojmë urtësinë e obligimit të agjërimit, e ajo është devotshmëria dhe përulja ndaj Allahut të Lartësuar.

Devotshmëri nënkupton braktisjen e harameve, kurse kuptimi i përgjithshëm i saj do të thotë përmbushjen e urdhrave dhe braktisjen e ndalesave, veç së ka thënë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Kush nuk e le gënjeshtrën dhe veprimin me të, si dhe injorancën, Allahu nuk ka nevojë që ai ta lë ushqimin dhe pijen e tij.” 

| Buhariu |. 

Bazuar në këtë, veç së vërtetohet më shumë se agjëruesi duhet t’i përmbush obligimet dhe po ashtu duhet të largohet nga haramet, qofshin fjalë apo vepra. Nuk përgojon, nuk gënjen, nuk bartë fjalë mes njerëzve (nemime) dhe nuk shet gjëra të ndaluara. Pra, largohet nga të gjitha haramet. E kur njeriu vepron kështu gjatë tërë këtij muaj, doemos do të përmirësohet në pjesën tjetër të mbetur të vitit.

Mirëpo, fatkeqësisht shumë prej agjëruesve nuk dallojnë në ditën kur agjërojnë dhe ditën kur nuk agjërojnë. Ata prapë vazhdojnë në zakonin e tyre të mëhershëm duke i lënë obligimet dhe duke bërë harame. Tek i tilli nuk e vëren madhështinë e agjërimit. 

Këto vepra nuk e prishin agjërimin, mirëpo e pakësojnë shpërblimin, e ndoshta kur të vihen në peshore, peshojnë me shumë së shpërblimi i agjërimit dhe kështu e humbë shpërblimin e tij.

~ Shejh Muhamed ibën Salih elUthejmin, Allahu e mëshiroftë!

| Fetawa Erkanul-Islam f.451 |. 

Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button