Agjërimi i shtatzënës dhe gjidhënëses
Agjërimi i shtatzënës dhe gjidhënëses
Pyetësi: Gruaja siç është e njohur i ka disa periudha. Periudhën e ciklit mujorë, shtatzënisë, lehonisë dhe gjidhënjës. Kur vjen Ramazani, kjo i merr kohë. Dy vite apo dy vite e gjysmë zgjatë shtatzënia dhe gjidhënia, e nëse vjen Ramazani, i bie të mos agjëroj?
Shejhu: Për cilin shkak?
Pyetësi: Për shembull, për shkak të shtatzënisë.
Shejhu: Çdo gjë që ka përgjigje, duhet përkufizuar e jo të merret shembull!
Pyetësi: Le të themi kushtimisht është shtatzënë dhe nuk agjëron për shkak të shtatzënisë nga frika për foshnjën apo për shkak të shëndetit. Pastaj lindë pas Ramazanit dhe vjen Ramazani tjetër dhe ajo është gjidhënëse dhe nuk ka mundësi në këtë interval kohorë ta kompensojë muajin që nuk e ka agjëruar. A lejohet për të që vetëm ta bëj shpagimin (kefaretin)?
Shejhu: Kjo është zgjidhja. Ta ushqej një të mjerë (të varfër) dhe nuk ka kompensim për të. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Me të vërtetë, Allahu i Lartësuar e ka hequr obligimin e agjërimit për shtatzënën, gjidhënësën dhe udhëtarin”. Pastaj, kanë ardhur tekste të tjera të cilat e kanë qartësuar së udhëtari duhet ta kompensojë dhe kjo me argument nga Kur’an-i.
Gruaja shtatzënë dhe gjidhënsja, për to, nuk ka asnjë tekst që e urdhëron kompensimin, bile ka ardhur sqarimi nga Terxhumanul-Kur’an (Ibën Abbasi, radijAllahu anhuma), së mjafton shpagimi. Andaj, ai problem që ti e shfaqe në pyetjen tënde, që agjërimin e vitit të parë e zënë viti i dytë, u hiq. Lavdia i takon Allahut!
Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë!
(Huda uenNur 719)
Përktheu: Besim Gjelaj