Gjykimi i marrjes se kaparit!


بِسْمِ اللهِ الرَّحْمٰنِ الرَّحِيْمِ

• Pyetja:

Ia kam shitur makinën një personi dhe është përmbyllur marrëveshja, duke u pajtuar për vlerën e saj. Mirëpo, ai me ka jepur prej shumës shtatëqind rijal, me kusht që makina të mbetet tek unë, derisa ta bëjë pagesën tjetër të shumës. Pas një muaji përafërsisht erdhi tek unë, duke kërkuar anulimin e shitblerjes dhe poashtu kthimin e të hollave që mi kishte dhënë më parë, unë e kundërshtova këtë! A ka të drejtë ai të kërkojë këtë?! Si dhe me çfarë obligohem unë tani?!

• Përgjigja:

Në qoftë se i përgjigjesh asaj që ai e kërkon dhe ia kthen të hollat e tij, kjo është më mirë dhe do të kesh shpërblim të madh tek Allahu, bazuar në fjalën e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Kush e toleron muslimanin në shitblerjen e tij (duke e prishur aktin e shitblerjes dhe kthimin e të hollave), Allahu do t’ia falë rrëshqitjet (gabimet) e tij!”

| Ebu Davud 3460 |.

Se a është i detyruar?! Assesi! Kjo nuk është e detyruar për të (për shitësin), përderisa shitblerja është plotësuar me kushtet e saja të pranuar sipas sheriatit, dhe nga Allahu vjen suksesi!

| Shejh AbdulAziz ibën Baz, Allahu e mëshiroftë! |

| Mexh’mu’ul-Fetawa 19/62 |

Përktheu: Besim Gjelaj

Back to top button