Gjykimi për birrat pa alkool!

• Pyetje:

Janë disa shishe xhami, në të cilat shkruan: Nuk ka përmbajtje alkooli, cili është gjykimi i pirjes se tyre?

• Përgjigje:

Fillimisht duhet ta di pyetësi dhe dëgjuesi se në esencë gjërat janë të lejuara, bazuar në fjalën e Allahut të Lartësuarit: هُوَ الَّذِي خَلَقَ لَكُم مَّا فِي الْأَرْضِ جَمِيعًا ثُمَّ اسْتَوَىٰ إِلَى السَّمَاءِ فَسَوَّاهُنَّ سَبْعَ سَمَاوَاتٍ

“Është Ai që për ju ka krijuar çdo gjë që ka në tokë. Pastaj, i është drejtuar qiellit dhe e ka rregulluar, duke e bërë atë shtatë qiej…”

| Bekare 29 |.

Prandaj, secili njeri që thotë ky ushqim është haram apo kjo pije është haram, duhet të sjell argument për këtë. Në qoftë se sjell argument nga Libri i Allahut apo suneti i të Dërguarit të Tij, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, apo konsensusi i dijetarëve, apo kijasi (analogjia) i saktë, atëherë pranohet.

E, nëse nuk sjelle argument, fjala e tij refuzohet, bazuar në fjalën e Allahut të Lartësuar:

“Prandaj mos thoni me gjuhët tuaja të rreme:

وَلَا تَقُولُواْ لِمَا تَصِفُ أَلْسِنَتُكُمُ ٱلْكَذِبَ هَٰذَا حَلَٰلٌ وَهَٰذَا حَرَامٌ لِّتَفْتَرُواْ عَلَى ٱللَّهِ ٱلْكَذِبَ ۚ إِنَّ ٱلَّذِينَ يَفْتَرُونَ عَلَى ٱللَّهِ ٱلْكَذِبَ
لَا يُفْلِحُونَ

“Kjo është e lejueshme e kjo e ndaluar”, që kështu të trilloni gënjeshtra për Allahun. Me siguri, ata që trillojnë gënjeshtra ndaj Allahut, nuk do të shpëtojnë.”

| Nahl 116 |.

Konkludojmë se pas pohimit të këtij rregulli madhështor, themi: “Birra (pa alkool) është brenda kësaj rregulle! Si dhe, se është hallall, dhe lejohet për njeriun konsumimi i saj.”

Me përjashtim, në qoftë së vërtetohet se ajo ju deh, atëherë nëse vërtetohet se ajo ju deh, llogaritet si haram!

Pastaj, le ta di pyetësi dhe dëgjuesi se thjesht përzierja e një sasie alkooli me ushqim apo pije, nëse nuk le as gjurmë të shijes, as ngjyrës, as ndonjë gjurmë dhe aromë, kjo nuk ndikon që të bëhet haram. Poashtu, as nuk kalon gjykimi i saj nga hallalli në haram, sepse kur ajo përzihet dhe avullohet, zhduken gjurmët e tij, nuk mbetet shije, as aromë dhe as gjurmë, prandaj nuk ka ndonjë gjykim. Ashtu sikur kur papastërtia bie në ujë dhe nuk e ndynë atë, llogaritet i pastërt, si dhe nuk ka ndonjë gjykim ndaj papastërtisë që ka rënë në të.

~ Shejh Ibën Uthejmin, Allahu e mëshiroftë!

الموقع الرسمي لفضيلة الشيخ / محمد بن صالح بن عثيمين رحمة الله تعالى – حكم شرب البيرة المكتوب عليها خالية من الكحول (binothaimeen.net)

Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Shikoni gjithashtu
Close
Back to top button