Gjykimi i vjelljes për atë që agjëron
Pyetja: Gjatë muajit të Ramazanit kam vjellë dhjetë ditë dhe nuk e kam prishur agjërimin. A duhet t’i kompensoj këto ditë apo jo? Allahu ju shpërbleftë me të mira!
Përgjigja: Në qoftë se vjellja ka qënë me dëshirën tënde, duhet t’i kompensosh, bazuar në fjalën e Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem:
“Kujt i vjen vjellja vetvetiu nuk ka nevojë për kompensim, e kush e stimulon atë (vjelljen) qëllimisht atëherë duhet ta kompensoj (atë ditë agjërimi)”.
E nëse kjo ka qënë pa zgjedhjen tënde dhe ka ndodhur pa vullnetin tënd, nuk duhet t’i kompensosh, bazuar në hadithin e cekur sipër. Kurse të vjellësh duke qënë ti ai që e ke provokuar (stimuluar) vjelljen gjatë dhjetë ditëve, atëherë duhet t’i kompensosh gjithë ato ditë, sepse agjërimi prishet me këtë. Po! Prezantuesi: Allahu të shpërbleftë me të mira!
Shejh AbulAziz ibën Baz, Allahu e mëshiroftë!
Burimi: https://binbaz.org.sa/fatwas/14930/%D8%AD%D9%83%D9%85-%D8%A7%D9%84%D9%82%D8%B6%D8%A7%D8%A1-%D8%B9%D9%84%D9%89-%D9%85%D9%86-%D8%A7%D8%B3%D8%AA%D9%82%D8%A7%D8%A1-%D9%81%D9%8A-%D9%86%D9%87%D8%A7%D8%B1-%D8%B1%D9%85%D8%B6%D8%A7%D9%86
Përktheu: Besim Gjelaj
Vizitoni faqen tonë: Indeksi Islam, YouTube-in, Telegramin dhe Facebook-in.
