Sqarim në lidhje me filmin “Mesazhi”, i ashtuquajturi “Filmi i Muhamedit, salAllahu alejhi ue selem”
Sqarim në lidhje me filmin “Mesazhi”, i ashtuquajturi “Filmi i Muhamedit, salAllahu alejhi ue selem”
Doemos duhet sqaruar të vërtetën e këtij filmi, i cili është prodhuar nga shiat (rrafiditë) dhe që fatkeqësisht është përhapur shumë në mesin e muslimanëve, dhe po ashtu shumë muslimanë kanë ra pre e mashtrimeve të shiave në lidhje me të vërtetën e këtij filmi.
Nga mashtrimet e tij thuajse nuk ka shpëtuar askush nga muslimanët, sepse shfaqja e këtij filmi ka shumë vite dhe behët zakonisht gjatë festave muslimane dhe kjo ka ndikuar shumë, që shumë muslimanë mashtrohen me helmin e hedhur nga shiat përmes skeçeve të ndryshme që manifestohen në ketë film me qëllim të caktuar.
I gjithë ky mashtrim apo manipulim është bërë në emër të Islamit dhe pasojat pa dyshim së kanë qenë të përmasave të mëdha.
Filmi “Mesazhi” është prodhim i shëmtuar i shiave. Ata me ketë film e kanë deformuar realitetin që ky film e pasqyron.
Ky film “Mesazhi’, prej të cilit fatkeqësisht disa muslimanë e mësojnë biografinë e pejgamberit Muhamed, salAllahu alejhi ue selem, përmban shumë gjëra të pa vërteta. Këtë duhet çdo musliman t’i ketë parasysh.
Çështja e parë:
Ky film, nuk i kushton rëndësi aspak vlerës së Ebu Bekrit, Umerit dhe Uthmanit, radijAllahu anhum. Pos kësaj, çdo vlerë të tyre e fshehë edhe pse këta ishin shokët me të afërm të Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem dhe nuk e kishin braktisë asnjëherë në udhëtimet, luftërat dhe thirrjet e tij, salAllahu alejhi ue selem. E gjithë kjo është bërë si shkak i urrejtjes që kanë ata ndaj sahabëve (shokëve) të Pejgamberit, salAllahu alejhi ue selem.
Çështja e dytë:
Në ketë film, Ebu Sufjani në një debat me Amar ibën Jasir i thotë: Ju thoni që Zoti është në çdo vend, këtu në shtëpinë time, në Taif, në Jethrib (Medine), në Jemen, mbi hënë!
Dhe sipas këtij filmi, Amari nuk i thotë asgjë!
Pra, me ketë e përhapin këtë akide (besim) të devijuar i cili është në kundërshtim me akiden e ehlus-sunetit dhe xhematit, ku pohohet së Allahu i Lartësuar është lartësuar mbi Arsh.
Besimi se Allahu është në çdo vend, nuk e ka bazën nga Islami, por është nga bindjet e shiave dhe të krishterëve dhe nuk është nga akideja e muslimanëve, ehlus-sunetit.
Çështja e tretë:
Në film shfaqet Hind bint Utbe duke bërë marrëveshje me Vahshijin për vrasjen e Hamzës radijAllahu anhu. Pas vrasjes së tij, kinse Hindi i ka hangër melçinë e tij dhe si shpërblim për vrasjen e Hamzës e kishte liruar nga robëria dhe i kishte dhënë një peshë ari.
Dhe kjo, në realitet nuk ka ndodh, nuk ka bazë, sepse Vahshiu nuk ka qenë rob i Hindit, radijAllahu anha, por ka qenë rob i Xhubejr ibën Mu’timit dhe ky e kishte urdhëruar që ta vras Hamzën radijAllahu anhu si shenjë hakmarrjeje për vrasjen e axhës së Xhubejrit, Tuejmete ibën Udej, që ishte vrarë në betejën e Bedrit.
Çështja e katërt:
Në film shfaqet Hindi radijAlalhu anha duke e hangër mëlçinë e Hamzës radijAllahu anhu me qellim që dëmtojnë imazhin e saj, dhe kjo nuk është e vërtetë, përkundrazi është marrë si referencë nga Tubrusij, që është nga shiat dhe gënjeshtar. Tek ehlus-suneti nuk është vërtetuar së Hindi radijAllahu anha e ka hangër mëlcinë e Hamzës radijAllahu anhu. Gjitha transmetimet në lidhje me ketë çështje janë të dobëta.
Çështje e pestë:
Në ketë film, Ebu Talibi paraqitet si musliman, me besim të pastër si dhe duke thirrur në Teuhid, kurse kjo nuk është e vërtetë.
Ebu Talibi ka nderuar jetë duke qenë në kufër (mosbesim), dhe kjo është e vërtetuar në transmetime të Buhariu dhe Muslimi.
Çështja e gjashtë:
Vrasja e Ebu Xhehlit, në film paraqitet që është vrarë nga një i panjohur me shtizë, ndonëse në realitet është vrarë nga dy të rijë nga sahabët radijAllahu anhum, Muadh ibën Amër dhe Muadh ibën Afrae, të cilët e kishin vrarë për shkak se Ebu Xhehli e kishte ofenduar Pejgamberin salAllahu alejhi ue selem.
Çështja e shtatë:
Tregimi i merimangës se kinse e kishte ndërtuar shtëpinë e saj dhe ishte bërë shkak për fshehjen e hixhretiti të Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem, nuk ka bazë.
Çështja e tetë:
Shfaqja e sahabëve pa mjekra, kurse dihet farë mirë se Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem i ka urdhëruar që t’i lëshojnë mjekrat.
Çështje e nëntë:
Paraqitja e kokave të kurejshëve me mjekra të gjata dhe me pamje të shëmtuara, me qëllim për ta dëmtuar imazhin e mjekrave dhe atyre që i mbajnë ato.
Çështja e dhjetë:
Shfaqja e shpatës me dy koka, e cila ka qenë shpata e Ebu Lu’lu’ elMexhusit, shpatë të cilën e madhërojnë shiat, duke ia referuar si kinse është shpata e Aliut radijAllahu anhu, mirëpo shpata e Aliut radijAllahu anhu e ka pasur emrin dhul-fikar dhe nuk i ka pas dy koka, por një.
Në fund, ajo që e bën të qartë së ky film është film i shëmtuar, qëllimisht e dëmton imazhin e ehlus-sunetit dhe sahabëve radijAllahu anhum, gjitha referencat që janë përdorur në prodhimin e këtij filmi, janë referenca të shiave,dhe është bërë me bekimin e Kuvendit islamik shiit!
Realiteti i dhimbshëm është kur shohim shumë muslimanë duke folur për biografinë e Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem, i referohen këtij filmi të shëmtuar.
Andaj, të nderuar muslimanë, në qoftë së doni ta njihni pejgamberin tuaj, Muhamedin salAllahu alejhi ue selem, atëherë lexojeni biografinë e tij nga librat e sakta të ehlus-sunetit, siç është libri: Nektari i vulosur i xhenetit, të autorit SafijurrRrahman elMubarekfuri.
Si ka mundësi të mësohet biografia e Pejgamberit salAlalhu alejhi ue selem përmes një filmi që është bërë nga vet armiqtë e Tij?!
Përktheu dhe përshtati: Besim Gjelaj