Bidati është posta e mosbesimit (kufrit)

Me të vërtetë bidati është posta e mosbesimit (kufrit). Dhe është shtesë në fe, nuk e ka legjitimuar Allahu e as i Dërguari i Tij.

Pra, bidati është më i keq së sa mëkati i madh. Për këtë shejtani gëzohet për bidatin me shumë së sa për mëkatin e madh, sepse, mëkatari e bën mëkatin dhe e di që është mëkat dhe pendohet për mëkatin e kryer.

Kurse, bidatçiu e bën bidatin me bindje që është fe (pjesë e fesë) që përmes saj t’i afrohet Allahut dhe nuk pendohet për të.

Bidatët i çrrënjosin sunetet, si dhe kryerja e sunetëve dhe pasuesit e sunetit tek bidatçiu behën të urrejtur. Po ashtu, bidati e largon njeriun nga Allahu, kështu që e meriton hidhërimin dhe ndëshkimin e Allahut, si dhe kjo shkakton nxirjen dhe prishjen e zemrave.

Shejh Salih elFezan, Allahu e ruajttë!

(Ir’shad Ila Sahihul-‘Itikad f.543)
Përktheu: Hoxhë Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Shikoni gjithashtu
Close
Back to top button