A lejohet shërimi i magjisë me magji në rast nevoje?
Nuk ka nevojë në të, nuk ka nevojë dhe nuk shërohet magjia me kufër (mosbesim), sepse magjia është kufër –Allahu na ruajtt- mësimi i saj, të mësuarit e saj të tjerëve si dhe të vepruarit me të është mosbesim.
Nuk shërohet me kufër, Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem thotë:
“Kurohuni, mirëpo, mos u kurohuni me gjëra të ndaluara (haram)”.
Abdullah ibën Mes’udi, radijAllahu anhuma, siç e transmeton Buhariu, ka thënë:
“Me të vërtetë Allahu nuk e ka bërë shërimin tuaj në ato gjëra që ju ka ndaluar juve”. Po.
Shejh Salih elFeuzani, Allahu e ruajttë!
Burimi: http://http//www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=136808
Përktheu: Hoxhë Besim Gjelaj
Vizitoni faqen tonë: Indeksi Islam, YouTube-in, Telegramin dhe Facebook-in.