Koha e lutjes së agjëruesit që nuk refuzohet
Pyetja: Lutja e agjëruesit që nuk refuzohet në cilën kohë është apo është në kohën e iftarit?
Përgjigja: Gjatë gjithë ditës, po ashtu në kohën e iftarit. Pra gjatë agjërimit dhe në kohën e iftarit.
Pyetësi: Që do të thotë kur myezini e thirr ezanin…?
Shejhu: Në kohën e iftarit, në kohën e drekës, ikindisë dhe në çdo kohë kur agjëron. Agjëruesit ka lutje të pranuar gjatë kohës kur agjëron dhe gjithashtu në kohën e iftarit. Kuptohet nëse shpëton nga pengesat tjera siç është të ushqyerit me haram dhe gjynahet tjera, sepse pranimi i lutjes ka pengesa tjera siç janë mëkatet, gjynahet, ngrënia e kamatës dhe haramet në përgjithësi, Allahu na ruajttë!
Shejh AbdulAziz ibën Baz, Allahu e mëshiroftë!
Burimi: https://binbaz.org.sa/fatwas/22774/%D9%85%D8%AA%D9%89-%D9%88%D9%82%D8%AA-%D8%AF%D8%B9%D9%88%D8%A9-%D8%A7%D9%84%D8%B5%D8%A7%D9%89%D9%85-%D8%A7%D9%84%D8%AA%D9%8A-%D9%84%D8%A7-%D8%AA%D8%B1%D8%AF
Përktheu: Hoxhë Besim Gjelaj
Vizitoni faqen tonë: Indeksi Islam, YouTube-in, Telegramin dhe Facebook-in.