Teuhidi është baza (themeli)
Pra Teuhidi është baza, të gjitha adhurimet e tjera përveç tij janë degëzim i tij. Në qoftë se baza është e saktë, atëherë edhe degëzimi i tij është i saktë. Kurse në qoftë se prishet baza, atëherë nuk ka dobi prej degëzimit të tij, sepse është asgjësuar baza, Allahu i Lartësuar thotë:
وَلَقَدْ أُوحِيَ إِلَيْكَ وَإِلَى الَّذِينَ مِن قَبْلِكَ لَئِنْ أَشْرَكْتَ لَيَحْبَطَنَّ عَمَلُكَ وَلَتَكُونَنَّ مِنَ الْخَاسِرِينَ
“Veçse të është shpallur ty e edhe atyre para teje: “Nëse i bën shok (Allahut), veprat e tua janë të asgjësuara dhe ti do të jesh prej të humburve” (Zumer 65).
Shirku është asgjësues i Teuhidit, e asgjëson punën (e mirë), i asgjëson të gjitha punët. Punët e mushrikut nuk pranohen dhe nuk ka dobi në to:
وَقَدِمْنَا إِلَىٰ مَا عَمِلُوا مِنْ عَمَلٍ فَجَعَلْنَاهُ هَبَاءً مَّنثُورًا
“E Ne i kthehemi ndonjë vepre që e bënë ata dhe e bëjmë atë hi e pluhur” (Furkan 23).
Po ashtu thotë:
مَّثَلُ الَّذِينَ كَفَرُوا بِرَبِّهِمْ ۖ أَعْمَالُهُمْ كَرَمَادٍ اشْتَدَّتْ بِهِ الرِّيحُ فِي يَوْمٍ عَاصِفٍ ۖ لَّا يَقْدِرُونَ مِمَّا كَسَبُوا عَلَىٰ شَيْءٍ ۚ ذَٰلِكَ هُوَ الضَّلَالُ الْبَعِيدُ
“Shembulli i veprave të atyre që nuk besuan është si hiri, të cilin në puhi e shkapërderdh era në ndonjë ditë të stuhishme, e ata nuk mund të realizojnë asgjë nga veprat që kanë bërë, e ky është dështimi i madh” (Ibrahim 18).
Po ashtu thotë:
وَالَّذِينَ كَفَرُوا أَعْمَالُهُمْ كَسَرَابٍ بِقِيعَةٍ يَحْسَبُهُ الظَّمْآنُ مَاءً حَتَّىٰ إِذَا جَاءَهُ لَمْ يَجِدْهُ شَيْئًا
“E veprat e atyre që nuk besuan janë si valët (nga rrezet e diellit) në një rrafshinë ku i etshmi mendon se është ujë derisa kur t’i afrohet atij nuk gjen asgjë…” (Nur 39).
Kjo aludon në atë se ata, megjithëse kishin shumë vepra, mirëpo duke qënë se i bënin shirk Allahut të Lartësuar dhe nuk e adhuronin Allahun sinqerisht (me Teuhid), veprat e tyre u bënë hi e pluhur, vegim dhe hi që nuk ka dobi prej tyre!
Kjo është argument se Teuhidi është baza, kurse të gjitha të tjerat nga çështjet e fesë janë degëzim i tij, për këtë arsye, të dërguarit e Allahut, alejhimus-salatu uesselam, gjëja e parë me të cilën e fillonin thirrjen e tyre ndaj popujve, ishte thirrja për në Teuhid:
وَاعْبُدُوا اللَّهَ وَلَا تُشْرِكُوا بِهِ شَيْئًا
“Adhurojeni Allahun e mos i shoqëroni Atij asgjë në adhurim…” (Nisa 36).
🖋Shejh Salih elFeuzan, Allahu e ruajttë!
📑(Sher’h edDuretul-Mudijeh f.32)
✍️Përktheu: Hoxhë Besim Gjelaj