Gjykimi i kthimit të borxhit në vlerë më të madhe së sa vet borxhi

بِسْمِ اللهِ الرَّحْمٰنِ الرَّحِيْمِ

Pyetja❓:

▪️Dëgjuesi, Abdullah Ahmed nga Jemeni veriorë ka dërguar një mesazh dhe thotë: Kam marr nga babai im një dash në vlerë prej 600 Rijal, dhe i kam thënë: do t’i jap 700 Rijal ose 800 Rijal si kompensim për atë dash, a është kjo kamatë apo jo? A është gjykimi i njëjtë, nëse kjo ndodh edhe me dike tjerë pos babait tim, mundësisht na e sqaroni këtë, Allahu ju shpërbleftë me të mira?

Përgjigja❗️:

➖Nëse e bleni ndonjë artikull nga babai apo dikush tjetër në vlerën prej 600 Rijal apo më shumë, pastaj në momentin e përmbushjes së borxhit i shtoni më shumë, sepse ju veçse jeni vonuar në përmbushjen e borxhit, po ashtu ju ja keni vlerësuar durimin e tij, nuk ka të keqe.

Mirëpo, nëse këtë shumë të shtuar, e ka kërkuar nga ju, duke e kushtëzuar për shkak së jeni vonuar në përmbushjen e borxhit, kjo është kamatë dhe nuk lejohet!

Si për shembull, thotë: “Nuk ta bëj hallall përveç duke e shtuar shumën, nuk ta lejoj të vonohesh, nxito në përmbushjen e borxhit.” Ndërsa ju thuani: “Më prit dhe unë do ta shtoj shumën, në vend të 6, t’i jap 7, për shkak të paralajmërimit që i ka bërë dhënësi i borxhit, kjo nuk lejohet, kjo është kamatë!

Ndërsa, në momentin e përmbushjes se borxhit, i jepni më shumë nga vet dëshira juaj, jo duke e kushtëzuar me marrëveshje nga të dy palët, kjo nuk ka të keqe, Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Njerëzit më të mirë, janë ata që e përmbushin borxhin në mënyrën më të mirë”.

Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem kur e përmbushte borxhin, e përmbushte në formën më të mirë sesa atëherë kur e merrte.

Pra, nëse është e kushtëzuar nuk lejohet, e nëse ju e bëni prej vullnetit tuaj, sepse ai ju ka pritë, apo sepse ai është babai juaj dhe ju ia doni të mirën atij, dhe dëshironi t’i jepni më shumë, nuk ka të keqe në këtë.

📘 Shejh AbdulAziz ibën Baz, Allahu e mëshiroftë!
✍️ Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button