Vlera e ditës se Xhuma!
بِسْمِ اللهِ الرَّحْمٰنِ الرَّحِيْمِ
Vlera e ditës se Xhuma!
Ibnul-Kajjimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
“Kjo është dita në të cilën është e pëlqyer që njeriu ta veçoj me adhurim dhe për t’i lënë angazhimet tjera. Në krahasim me adhurimet në ditët tjera, në këtë ditë ka adhurime të detyruara dhe vullnetare.
Allahu i Lartësuar ka bërë që çdo umet ta ketë një ditë të veçantë për adhurim dhe kështu t’i lënë angazhimet e kësaj botë!
Prandaj, dita e Xhuma është ditë adhurimi. Në mesin e ditëve është sikur muaji i Ramazanit në mesin e muajve, kurse çasti i pranimit të lutjeve është sikur nata e Kadrit në Ramazan!
Për këtë arsye, kujt i pranohet dita e Xhumasë se tij dhe shpëton nga lëshimet, do t’i shpëtojë krejt Xhumaja (Java). Kujt i pranohet agjërimi dhe shpëton nga lëshimet, do t’i shpëtojë krejt viti! Kujt i pranohet Haxhi dhe shpëton nga lëshimet, do t’i shpëtojë krejt ymri i tij!
Dita e Xhuma është peshorja e javës! Ramazani është peshorja e vitit. Kurse, Haxhi është peshorja e ymrit!”
| Zadul-Mead 1/398 |
Përktheu: Besim Gjelaj