Tregim i çuditshëm!
Një tregim i çuditshëm që e ka përmendur Ibën Kethir, Allahu e mëshiroftë, në biografinë e shejh Muhamed ibën Mensur el-Kabberijj, Allahu e mëshiroftë. Ku thotë:
Ai ishte shumë i devotshëm, i ushqente njerëzit nga frutat e tij, urdhëronte për të mirë dhe ndalonte nga e keqja. Ndër gjërat e çuditshme që janë treguar për të është:
Se ai i kishte shitur një kafshë një njeriu. Pas disa ditësh, ai njeri erdhi dhe tha:
“O zotëri, kjo kafshë nuk ha asgjë tek unë!”
Shejhu e shikoi dhe i tha:
“Me çfarë merresh (çfarë pune bën)?”
Ai tha:
“Jam valltar nëpër klube!”
Atëherë shejhu tha:
“Kafsha jonë nuk ha haram.”
Pastaj hyri në shtëpinë e tij, ia dha paratë (dhe e ktheu kafshën).
(El-Bidaje uen-Nihaje, 17/456)
Përktheu: Besim Gjelaj