Thirrja për në Teuhid (për veçimin e Allahut në adhurim) dhe argumenti për origjinën e fjalës se Teuhidit!

Pyetje:
Ju thërrisni në teuhid (për veçimin e Allahut në adhurim); cili është argumenti juaj për fjalën e teuhidit? Prej nga e ka origjinën kjo fjalë?
Përgjigja:
Duhet thënë se për këtë ka shumë argumente, nga Libri i Allahut të Lartësuar dhe nga Suneti i të Dërguarit të Tij, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.
Teuhid nënkupton: veçimi i Allahut në adhurim, domethënë: të besosh se Ai është Një, i Vetëm, nuk ka ortak.
Nga ajetet që tregojnë për këtë janë fjalët e Tij të Lartësuar: وَمَا خَلَقْتُ الْجِنَّ وَالْإِنسَ إِلَّا لِيَعْبُدُونِ
“Dhe (Unë) nuk i krijova xhindët dhe njerëzit për tjetër, veçse ata duhet të më adhurojnë vetëm Mua.” |Dharijat 56 |.
Dhe fjala e Tij e Lartësuar: وَمَا أَرْسَلْنَا مِن قَبْلِكَ مِن رَّسُولٍ إِلَّا نُوحِي إِلَيْهِ أَنَّهُ لَا إِلَهَ إِلَّا أَنَا فَاعْبُدُونِ
“Ne nuk kemi dërguar asnjë të dërguar para teje, veçse i kemi shpallur atij se: S’ka të adhuruar tjetër të merituar përveç Meje, pra më adhuroni Mua (e askënd tjetër!”
| Enbija 25 |.
Dhe ka shumë ajete me këtë kuptim.
Sa i përket haditheve, prej tyre është hadithi që transmeton Ibën Abbasi, radijAllahu anhuma, i cili thotë se Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, i tha Muadhit – kur e dërgoi në Jemen:
“Thirri ata që ta veçojnë Allahun në adhurim.” (Me këtë shprehje: që ta realizojnë Teuhidin). | Buhariu |.
Në Sahihun e Muslimit, transmetohet nga Tarik ibën Eshjem el-Eshxhe’i, radijAllahu anhu, se Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë:
“Kush e veçon Allahun me adhurim dhe mohon atë që adhurohet përveç Tij, gjaku dhe pasuria e tij janë të ndaluara, e llogaria e tij është tek Allahu.”
Ai qartë e tha: “E veçon Allahun në adhurim,” gjë që tregon se ky është kuptimi i fjalës La ilahe il-lAllah.
Gjithashtu, në Sahihun e Muslimit, nga Ibën Umeri, radijAllahu anhuma, transmetohet se Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë:
“Islami është ndërtuar mbi pesë shtylla: që të veçohet Allahu me adhurim…”.
Ky është një shpjegim i fjalëve të tij, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, në një transmetim tjetër:
“Islami është ndërtuar mbi pesë: Dëshmia se s’ka të adhuruar tjetër veç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut.”
Hadithet me këtë kuptim janë të shumta.
Allahu është Ai që jep sukses.
Shejh AbdulAziz ibën Bazi, Allahu e mëshiroftë!
| Mexh’mu-ul-Fetawa 3/140 |.
Përktheu: Besim Gjelaj