Të parët që sollën shirkun në këtë ummet!

Të parët që sollën shirkun në këtë ummet!

Shejh Salih ibën AbdulAziz Alu Shejh – Allahu e ruajtë – ka thënë:

“Të parët që sollën shirkun e madh në mesin e myslimanëve të këtij ummeti ishin batinijunët, me në krye ‘Ihvanus-Safa’. Pastaj, përgjegjësinë kryesore për përhapjen e tij e mori shteti Ubejdij, i njohur ndryshe si shteti Fatimij.

Shumë njerëz, sidomos injorantët, u mashtruan prej tyre. Disa të tjerë e panë këtë si një mënyrë për të fituar të ardhura, dhe kjo ideologji u përhap edhe më shumë te sufitë, për shkak të numrit të madh të atyre që adhuronin me injorancë. Kështu, sufitë u bënë lodër në duart e tyre dhe një mjet për zbavitje, që i shfrytëzonin për interesa të dynjasë.”

(Hedhihi Mefahimuna f.7)
Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button