Të bërit shaka me fjalë që përmbajnë kufër (mosbesim) apo mëkat

Pyetja:
Të bërit shaka me fjalë që përmbajnë kufër (mosbesim) apo mëkat (fisk) është një dukuri e pranishme në disa shoqëri muslimane. Do të ishte mirë që të ndriçohej ky problem dhe të sqarohej qëndrimi i nxënësve të dijes dhe thirrësve ndaj tij?
Përgjigja:
Nuk ka dyshim se të bërit shaka me gënjeshtra apo me fjalë që përmbajnë lloje të kufrit është prej veprave më të ndaluara dhe prej gjërave më të rrezikshme që ndodhin mes njerëzve në ndëjat e tyre.
Prandaj, është detyrë të kihet kujdes nga kjo gjë. Allahu veçse ka paralajmëruar për të me fjalët e Tij:
وَلَئِن سَأَلْتَهُمْ لَيَقُولُنَّ إِنَّمَا كُنَّا نَخُوضُ وَنَلْعَبُ ۚ قُلْ أَبِاللَّهِ وَآيَاتِهِ وَرَسُولِهِ كُنتُمْ تَسْتَهْزِئُونَ لَا تَعْتَذِرُوا قَدْ كَفَرْتُم بَعْدَ إِيمَانِكُمْ
“Në qoftë se i pyet ata (për këtë gjë), atëherë shprehen hapur: ‘Ne vetëm po flasim kot dhe për shaka.’ Thuaju: ‘A me Allahun, me Ajetet e Tij (provat, shenjat, shpalljet) dhe me të Dërguarin e Tij po talleni? Mos u arsyetoni, ju (hipokritët) keni mohuar pasi patët besuar…’” (Teube, 65–66).
Shumë prej muslimanëve të parë të mirë (selefëve), Allahu i mëshiroftë, kanë thënë se ky ajet ka zbritur për disa njerëz që, gjatë një udhëtimi me Pejgamberin, salAllahu alejhi ue selem, duke folur ndërmjet tyre, thanë:
“Nuk kemi parë ndonjë si këta lexuesit tanë (lexuesit e Kur’anit): më të pangopur për ushqim, më gënjeshtarë në gjuhë dhe më frikacakë në luftë.” Atëherë Allahu zbriti për ta këtë ajet.
Dhe është transmetuar me transmetim të saktë nga Pejgamberi, salAllahu alejhi ue selem, se ka thënë:
“Mjerë për atë që flet dhe gënjen për t’i bërë njerëzit të qeshin. Mjerë për të, pastaj mjerë për të!”
E transmetojnë Ebu Daudi, Tirmidhiu dhe Nesaiu me zinxhir të saktë.
Prandaj, është detyrë për dijetarët, për nxënësit e dijes, si edhe për të gjithë besimtarët e besimtaret, të ruhen nga kjo gjë dhe të paralajmërojnë të tjerët prej saj, për shkak të rrezikut të madh që ajo përmban, prishjes së madhe që shkakton dhe pasojave të rënda që sjell.
Allahu na ruajt neve dhe muslimanët prej kësaj, dhe na udhëzoftë të gjithëve në rrugën e Tij të drejtë. Vërtet, Ai është Dëgjuesi dhe Përgjigjësi i lutjeve.
(Mexh’mu-ul-Fetaua 7/73)
Përktheu: Besim Gjelaj