Sufizmi dhe AbdulKadir el-Xhiilani

Sufizmi dhe AbdulKadir el-Xhiilani

Prej dijetarëve që më se shumti i është bërë padrejtësi është AbdulKadir el-Xhiilani; i kanë bërë shumë padrejtesi sufitë duke iu atribuuar atij, duke ngritur varre në emrin e tij dhe duke i adhuruar ato përveç Allahut. Derisa disa prej tyre menduan se ai vetë i kishte porositur për këtë, madje i atribuonin atij një rrugë të tërë: tarikatin kaderij.

Në të vërtetë, ai ishte një dijetar sunij, selefij, i pastër nga shirku i idhujtarëve dhe nga adhurimi i atyre që iu drejtuan varrit të tij. Ai jetoi, vdiq dhe u varros në Bagdad; atje iu ndërtua një varr, por çuditërisht atij i është ndërtuar varr edhe në Tunizi, Algjeri, Marok e vende të tjera!

Sa të pandershëm e gënjeshtarë janë sufitë në ngritjen e varreve për të mbledhur para dhe për të përhapur shirkun!

Mubarek el-Mili, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Që një njeri i mirë të ketë dy varre, këtë nuk e dimë, por për ndonjë që nuk është i mirë po.”

(Risaletush-Shirk f. 362).

Ibën Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Shejh AbdulKadir dhe të tjerët sikur ai, ishin prej dijetarëve të mëdhenj të kohës së tyre që urdhëronin për t’iu përmbajtur sheriatit, urdhëronin për të mirë dhe ndalonin nga e keqja, madje kësaj i jepni përparësi para se gjithave; dhe ishin prej dijetarëve të mëdhenj që urdhëronin për të lënë pasionet dhe dëshirat personale.”

(Mexh’mu-ul-Fetawa 10/48).

Shejh Salih el-Feuzan, Allahu e ruajttë, ka thënë:

“AbdulKadir el-Xhiilani nuk ishte sufi, përkundrazi ai ishte një imam i madh nga dijetarët e hershëm hanbelij; dhe tarikati kaderij që i atribuohet atij është një shpifje ndaj tij dhe nuk është rrugë e tij.”

(Nakd Kitab Tah’kikul-Mekal f. 136)
Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button