Si vepron ai që ka një plagë në ndonjë nga gjymtyrët që lahen gjatë abdesit apo guslit?

Si vepron ai që ka një plagë në ndonjë nga gjymtyrët që lahen gjatë abdesit apo guslit?

Shejh Ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:


Nëse dikush ka një plagë në një nga pjesët e trupit që përfshihen në abdes apo gusël, atëherë gjendja e tij ndahet në katër raste:

Rasti i parë:

Plaga është e zbuluar dhe nuk i shkakton dëm larja – në këtë rast, është obligim ta lajë, nëse ndodhet në pjesët që duhen larë.

Rasti i dytë:

Plaga është e zbuluar dhe larja e dëmton, por fshirja jo – në këtë rast, është obligim vetëm ta fshijë me dorë të lagur, pa e larë.

Rasti i tretë:

Plaga është e zbuluar dhe i shkakton dëm si larja ashtu edhe fshirja – në këtë rast, ai bën tejemmum.

Rasti i katërt:

Plaga është e mbuluar me fashë ose me ngjitës (leukoplast) dhe ka nevojë për atë mbulim – në këtë rast, mjafton ta fshijë sipër mbulesës, dhe kjo e zëvendëson larjen. Nuk ka nevojë të bëjë tejemmum.

(Mexh’mu’ Fetawa ue Resail 11/121)
Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button