Si u përcaktua namazi i teravisë?

Shejh Ibën Baz, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Pa dyshim se namazi i teravisë është një adhurim që të afron tek Allahu dhe një adhurim i madh i ligjësuar.

I Dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem, e fali atë disa net me muslimanët, pastaj u frikësua se mos u bëhej obligim, prandaj e la këtë dhe i udhëzoi ata që ta falnin në shtëpitë e tyre.

Pastaj, kur i Dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem, vdiq dhe hilafeti i kaloi Umerit pas Ebu Bekrit, radijAllahu anhuma, ai pa se njerëzit në xhami e falnin atë të ndarë: dikush falej vetëm, dikush me dy veta dhe dikush me më shumë.

Atëherë tha: “Sikur t’i bashkonim pas një imami.”

Kështu i mblodhi pas Ubej ibën Ka’bit dhe ata filluan ta falnin së bashku.

Në këtë ka shumë dobi: bashkimi i muslimanëve në të mirën, dëgjimi i Librit të Allahut, si dhe ato këshilla e përkujtime që mund të ndodhin në këto netë të mëdha.”

(Mexh’mu-ul-Fetawa 11/318–319)

Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Shikoni gjithashtu
Close
Back to top button