Si ta kthjellosh mendjen?

Si ta kthjellosh mendjen?

Së pari: Përmendja e Allahut të Lartësuar dhe të Madhërishëm. Më e mira prej saj është fjala La ilahe il-la Allah (Nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut), istigfari (kërkimi i faljes) dhe:

لَا إِلٰهَ إِلَّا أَنْتَ سُبْحَانَكَ إِنِّي كُنْتُ مِنَ الظَّالِمِينَ

La ilahe il-la Ente, subhaneke inni kuntu minedh-dhalimin (“Nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Teje, Ti je i patëmeta, vërtet unë i kam bërë padrejtësi vetes!”).

Së dyti: Namazi dhe zgjatja e sexhdes në të. Është transmetuar se ai salAllahu alejhi ue selem, kur e shqetësonte ndonjë çështje, i drejtohej namazit.

Së treti: Duaja, kthimi me përulësi tek Allahu dhe lidhja e zemrës me Të. Këtë rrugë e kanë ndjekur dijetarët, sidomos kur u mbyllej kuptimi i ndonjë çështjeje apo kapitulli të dijes.

Së katërti: Sadakaja. Ajo e qetëson shpirtin dhe e shuan zemërimin e Zotit.

Së pesti: Kujdesi për kënaqësinë e prindërve, kërkimi i pëlqimit të tyre dhe lutja e tyre për ty.

Së gjashti: Nijeti i mirë, përmirësimi i tij dhe përkujtimi i vetes për atë që është tek Allahu dhe për botën tjetër.

Së shtati: Shoqërimi me Kur’an-in dhe leximi i tij, në vend që të ulesh me njerëz dhe ta humbësh kohën në gjëra që nuk sjellin dobi.

Së teti: Salavatet mbi Pejgamberin salAllahu alejhi ue selem.

Së nënti: Mendimi i mirë për Allahun dhe meditimi mbi fjalën e Tij: فَاسْتَجَابَ لَهُمْ رَبُّهُمْ أَنِّي لاَ أُضِيعُ عَمَلَ عَامِلٍ مِّنكُم مِّن ذَكَرٍ أَوْ أُنثَى
“Zoti i tyre iu përgjigj lutjes së tyre (e tha): ‘Unë nuk ia humbi mundin veprën asnjërit prej jush, mashkull qoftë apo femër…’” (Ali Imran 195).

Së dhjeti: Ta mësosh veten me durim dhe me kënaqësi ndaj caktimit (kaderit) të Allahut.

Shejh Muhamed Bazmul, Allahu e ruajttë!
Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button