Shpëtimi është në distancim!
Shpëtimi është në distancim!
Pyetësi: Dëshirojmë prej jush një sqarim për të rinjtë?
Shejhu: Urdhëro?
Pyetësi: O shejh, shumë prej të rinjve janë këshilluar që t’ju bashkohen disa xhematëve me pretekstin që t’ua bëjnë të qartë atyre çështjen e tyre. Dhe siç e di edhe ti o shejh, sqarimi është i lehtë kur njeriu është pranë teje, pra ia bën të qartë. Mirëpo kur njeriu merret me thirrje (daveh) me qëllim që t’ua dhurojë njerëzve nga ajo që posedon prej diturisë, si mund të shkojnë me ta dhe njëkohësisht t’ua bëjnë të qartë atyre vetë çështjen e tyre?!
Posaçërisht kur dihet se shumë të rinj veçse i janë bashkuar atyre (grupeve) në këtë mënyrë dhe nuk janë kthyer më, sepse u janë përkatësuar këtyre xhematëve dhe nuk janë kthyer më në folenë e selefizmit!
Shejhu: Kjo – në të vërtetë – është një çështje reale, për fat të keq, e cila nuk ka shmangie. Ne nuk shohim ndonjë pengesë që muslimani i kapur fort për Kur’anin dhe Sunetin të shoqërohet me grupin tjetër; jo nga ana e lajkatimit apo politikës, por nga ana e thirrjes për tek Allahu i Plotfuqishëm, ashtu siç e pohuam në ajetin e më sipërm:
ادْعُ إِلَى سَبِيلِ رَبِّكَ
“Thirr në rrugën e Zotit tënd…” | Kur’an • Nahl 125 |.
Pra, ne nuk shohim pengesë që thirrësi (davetxhiu) të shoqërohet me ato grupe të tjera, të cilat kanë nevojë për thirrjen tonë!
Por këtu ka një kusht që patjetër duhet ta kemi parasysh, dhe ai është:
• Së pari: të jetë i fortë e i qëndrueshëm në diturinë e tij rreth asaj për të cilën thërret.
• Së dyti: të jetë i pajisur me moral dhe i edukuar me normat (adabet), me të cilat është edukuar vetë në këtë metodologji, të cilën ai dhe shokët e tij e kanë ndjekur.
Kurse, nëse është i dobët në dituri, i dobët në personalitet, nuk ia lejojmë që të shoqërohet me ata njerëz; sepse ata – siç tha edhe pyetësi – do ta tërheqin (në menhexhin e vet), ashtu siç thuhet në një shembull: “Shoku të tërheq, shoku të tërheq!”
Gjithashtu, Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë:
“Mos u shoqëro veçse me besimtarin!”
Ky është kuptimi i atij shembulli. Pra: “Mos u shoqëro veçse me besimtarin dhe mos ta ha ushqimin tënd veçse i devotshmi!”
| Sahihu Tergib ue Terhib 3036; Hadith Hasen |.
Fjala e tij: “Mos u shoqëro veçse me besimtarin!” do të thotë që ai të udhëzon me veprat dhe me gjendjen e tij, madje para se të udhëzojë me fjalët e tij, drejt asaj që ti ke nevojë: dituri, moral dhe edukatë islame.
Nga këtu duhet të kujtojmë – dhe kjo është më e rëndësishme se çështja e mëparshme – se ne nuk e shohim të përshtatshme që të rinjtë muslimanë të udhëtojnë nga vendet islame në vendet e kufrit, vendet e shthurura, të mbushura me mëkate dhe imorale, me qëllim që të mësojnë një dije që të paktën nuk është obligim për ta.
Nëse shkojnë atje, ata ndihen të ndikuar nga mjedisi ku jetojnë, nga zakonet, traditat dhe morali, dhe ndikohen nga ajo që shohin: prej lakuriqësisë, mëkateve dhe shthurjes së hapur!
Ne nuk shohim të arsyeshme që këta të rinj të shkojnë në ato vende për të fituar diçka që mund të jetë e lejuar, por që kthehen duke humbur pjesë të fesë së tyre ose pjesë të edukatës dhe moralit të tyre.
Për këtë arsye, ka thënë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem:
“Unë distancohem nga ai musliman që jeton mes idhujtarëve (mushrikëve).”
| Sahih Sunen Ebi Davud 2377 |.
Kurse në një hadith tjetër thuhet:
“Kush përzihet me idhujtarin, bëhet i ngjashëm me të!”
| Silsile 2330, Hasen Ligajrihi |.
Fjala “Men xhemea’” do të thotë: integrohet mes tyre, bëhet pjesë e tyre!
Në hadithin e tretë thuhet:
“Muslimani dhe idhujtari nuk duhet të jenë aq afër sa të shohin zjarret e njëri-tjetrit.”
| Sahih Sunen Ebi Davud 2377 |.
Fjala: “Nuk duhet të jenë aq afër sa të shohin zjarret e njëri-tjetrit” do të thotë: Zjarri i secilit prej tyre të jetë larg tjetrit.
Me një fjalë: Shpëtoje veten! Qëndro larg fqinjësisë me pabesimtarin dhe gjynahqarin, sepse shoqërimi i vazhdueshëm bën që e keqja të duket normale – ashtu si vjedhjet e shumta që, kur përsëriten, nuk shihen më si gjë e madhe.
Ndoshta është e dobishme t’ua përkujtojmë hadithin që e transmeton Muslimi në Sahihun e tij (2766), dhe Buhariu në Sahihun e tij (3470). Ky është një hadith i mrekullueshëm, i cili vërteton një çështje që disa prej të rinjve muslimanë, të cilët studiojnë psikologjinë në formën moderne – një psikologji që nuk bazohet në Kur’an dhe në hadithet profetike – mendojnë se e kanë lexuar si diçka të shpikur nga evropianët.
Për shembull, fjala e tyre: “Vërtet, ambienti ndikon tek njeriu, qoftë në aspektin material apo shpirtëror.” Në të vërtetë kjo është marrë nga sheriati ynë. Dëgjojeni hadithin e Pejgamberit tonë, i cili e ka pohuar se ambienti ndikon tek njeriu, madje e ka bërë të detyrueshme për ne që të jetojmë në një ambient të mirë dhe të mos jetojmë në një ambient të shthurur, në mënyrë që të mos ndikohemi nga etika e prishur e njerëzve të tij.
Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë:
“Ndër popujt e mëhershëm që ishin para jush, ishte një njeri që kishte vrarë nëntëdhjetë e nëntë njerëz. Pastaj deshi të pendohej, prandaj pyeti për njeriun më të ditur të tokës. Atëherë e orientuan te një murg.”
Ai nuk pati fatin e mirë, sepse pyeti për njeriun më të ditur, por e udhëzuan te një injorant, ndonëse ishte i devotshëm (asket). Kjo ka qenë dhe mbetet fatkeqësia e njerëzve në çdo kohë: mendojnë se vetëm devotshmëria mjafton, sikur adhurimi i njeriut të jetë i shoqëruar medoemos me dituri. Por nuk është kështu!
Sa shumë adhurues janë injorantë, dhe sa shumë dijetarë janë mëkatarë! Shumë rrallë ndodh që dituria dhe devotshmëria të bashkohen te i njëjti person. Prandaj, ai njeri gjakatar që kishte vrarë nëntëdhjetë e nëntë njerëz pa të drejtë, në fakt ishte i kthjellët mendërisht kur pyeti për njeriun më të ditur në tokë. Mirëpo ata gabuan rëndë kur e orientuan te një murg.
Ai shkoi te murgu dhe i tha: “Unë i kam vrarë nëntëdhjetë e nëntë njerëz, a ka pendim për mua?” Murgu i tha: “I ke vrarë nëntëdhjetë e nëntë njerëz dhe pyet për pendim?! S’ka pendim për ty!” Atëherë ai e vrau edhe atë dhe i bëri njëqind.
Megjithatë, ky njeri këmbënguli të pendohej dhe të kthehej te Allahu i Plotfuqishëm. Ai vazhdonte të pyeste për njeriun më të ditur në tokë, derisa e orientuan te ai. Shkoi te ai dhe ia tregoi ngjarjen: “Unë i kam vrarë njëqind njerëz, a ka pendim për mua?” Ai i tha: “E kush mund të të pengojë ty nga pendimi?”
Ajo që dëshmon për këtë çështje është fjala e tij: “Ti je në një tokë ku bëhen mëkate, andaj dil prej saj!” Ky është ndikimi i ambientit!
“Në tokën ku bëhen mëkate, dil prej saj dhe shko në filan vendbanim, ku banorët janë të mirë.” Prandaj, ai doli dhe u nis atje. Dalja e tij nga ai vend është argument se ai ishte i vendosur në pendimin e tij tek Zoti i vet.
Por Allahu i Plotfuqishëm deshi që t’ia merrte shpirtin teksa ishte në rrugë drejt fshatit të mirë. Në atë moment, për të u përplasën engjëjt e mëshirës me engjëjt e dënimit; të dyja palët pretendonin se kishin të drejtë ta merrnin shpirtin e tij.
Engjëjt e dënimit thoshin: “Ky ka vrarë njëqind njerëz pa të drejtë! Kush, përveç nesh, është më i denjë të marrë shpirtin e tij?!”
Engjëjt e mëshirës shikuan tek përfundimi dhe fundi i tij, ashtu siç transmetohet në një hadith tjetër për një rast tjetër: “Vërtet, veprat vlerësohen sipas përfundimit të tyre” (Buhariu 6607).
Atëherë Allahu i Plotfuqishëm u dërgoi një melek për të gjykuar mes tyre dhe u tha – sikur të thoshte: “Çështja është e thjeshtë” –: “Matni distancën mes tij dhe dy vendbanimeve; atij që është më afër, atyre banorëve do t’u bashkohet!”
Ata matën distancën mes tij dhe vendbanimit prej nga kishte dalë, si dhe mes tij dhe vendbanimit ku dëshironte të shkonte. Atëherë e gjetën se ai ishte më afër këtij të fundit, aq sa anon koka dhe gjoksi i tij, sepse njeriu kur ecën nuk qëndron krejt drejt, por pak përkulet përpara.
Kështu që engjëjt e mëshirës e morën përsipër atë.
| Hadithi i plotë mund të shihet te Silsile el-Ehaadith es-Sahihah, nr. 2640 |.
Ajo që e dëshmon këtë çështje është fjala: “Dil nga ky vendbanim”, sepse ai vendbanim ishte i keq; aty kishte mësuar të vriste.
Prandaj, duhej të shpërngulej drejt vendbanimit ku banonin njerëz të mirë.
Me një fjalë: Mos pyet për njeriun, por pyet për shokun e tij… sepse secili njeri nga shoku i tij mëson dhe jeton sipas tij!
| Fetawa el-Medine, 1408 h; Kaseta 3, minuta 14:30 |.
Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë!
Përktheu: Besim Gjelaj