Shenjat e goditjes nga mësyshi!

Shenjat e goditjes nga mësyshi!

Shejh Ibën Bazi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

Nëse shenjat nuk janë sëmundje fizike (apo të shpjegueshme mjekësisht), atëherë zakonisht shfaqen në formën e mëposhtme:

E para: Dhimbje koke që lëviz nga një vend në tjetrin. Ngjyrë e verdhë në fytyrë. Djersitje dhe urinim i shpeshtë.

E dyta: Dobësi në oreks. Ndjesi mpirjeje, ose nxehtësi e ftohtësi në gjymtyrë. Rrahje të shpejta zemre. Dhimbje që lëviz (ose shfaqet) herë në pjesën e poshtme të shpinës, e herë në shpatulla.

E treta: Trishtim dhe ngushtim në kraharor. Pagjumësi gjatë natës. Ndjenja të forta frike pa ndonjë shkak të natyrshëm të qartë.

E katërta: Shumë gogësima, hapje goje (përgjumje) të shpeshta dhe psherëtima. Prirje për t’u izoluar dhe dashuria për të qëndruar vetëm.

E pesta: Plogështi dhe përtaci. Prirje për të fjetur shumë. Probleme shëndetësore pa ndonjë shkak mjekësor të njohur.

Këto shenja mund të jenë të gjitha ose disa prej tyre, në varësi të fuqisë së mësyshit dhe numrit të atyre që e kanë shkaktuar.”

(Err-Rrukjetu esh-Sher’ijje, f. 10)
Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button