Shamia! 


Shamia! 

Çështja e shamisë (hixhabit) nuk është çështje që ka mbetur të sqarohet nga injorantët, demagoget, ateistët, islamofobët, apo dushmanët e Islamit, as kishes ungjillore, të cilët nxisin urrejtje, sepse kjo çështje është e definuar dhe legjitimuar me Kur’an dhe me sunetin e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.

Prandaj, ata që flasin kundër shamisë ose janë injorantë që s’ia kanë idenë se çfarë flasin, ose janë islamofobë që çdo gjë rreth islamit ju pengon. Njerëz të tillë i ofendojnë nënat dhe gjyshet tona, të cilat jo vetëm që kan qenë me shamia, por ka pas prej tyre që kan qenë edhe me fytyra të mbuluara. Po ashtu, gratë, motrat dhe bijat tona.

Jo vetëm kaq, por njerëz si këta e ofendojnë shumicën dërrmuese të popullit në këto troje, të cilët i përkasin besimit Islam! Është për t’u habitur se si nuk ju pengon alkooli, droga, lakuriqësia dhe degjenerimet e llojllojshme! Por ju pengon çdo gjë që është e mirë dhe e mbarë!

Edhe në ligjet që ju thirreni, e që në fakt ato ligje sipas jush janë “pa të meta”, nga urrejtja e madhe që e keni ndaj muslimanëve, as ato ligje nuk i zbatoni!

Shkrimet e juaja, opinionet e juaja dhe deklarata e juaja dëshmojnë se ju keni një problem serioz, e ajo është urrejtja e madhe që e keni ndaj muslimanëve!

Çfarë ju shtyn juve të veproni kështu?! Apo, kush ju paguan juve që të hidhni vnerë ndaj Islamit dhe muslimanëve?! 

Ta dini se, Islami dhe muslimanët ju kan  përballuar shumë herë furtunave të forta, të armiqve të tyre, po ashtu do t’i përballojë edhe të lehurave tuaja, të cilat na e kujtojnë anekdoten, në të cilën thuhet: “Gomari para ngordhjes, i hedh shqelmat e fundit!” 

~ Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button