Selefizmi ka nevojë për njerëz të mençur

Shejh Rebi’ el-Med’halij, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Ne i kemi gjetur selefitë në lindje dhe në perëndim të tokës, të gjithë të dashur mes vete, vëllezër, mbi një metodologji të vetme, pa kundërshtime mes tyre. Kështu u përhap daveti selefi nëpër botë, në lindje dhe në perëndim.

Atëherë u zgjuan njerëzit e ligë nga hebrenjtë, të krishterët, misionarët dhe krerët e devijimit nga rafiditë dhe sufijtë, të cilët bashkëpunojnë me armiqtë, si edhe grupet e humbura. Pasha Allahun, ata bashkëpunojnë me armiqtë, kanë marrëdhënie të fshehta dhe të hapura me ta, dhe bashkëpunojnë vetëm kundër metodologjisë selefije. Kështu ata përhapën dhe shpërndanë helmet e përçarjes mes selefijve, pasi daveti ishte përhapur në lindje dhe në perëndim. Ata shpërndanë helm në mesin e selefijve, dhe i copëtuan ato radhët e tyre në mënyrën më të keqe.

Dhe lindi një grup njerëzish që nuk e kuptojnë selefijen siç duhet; ndonjëri prej tyre pretendon se është selefi, por nuk e sheh vetëm duke e copëtuar selefizmin, për shkak të sjelljes së tij të keqe, ose për shkak të metodologjisë së tij të prishur, ose metodologjive të këqija që janë përhapur dhe që synojnë të përçajnë dhe të copëtojnë selefijtë.

Selefizmi ka nevojë për njerëz të mençur, ka nevojë për të mëshirshëm, ka nevojë për të urtë, dhe para të gjithave ka nevojë për dijetarë. E nëse këto cilësi nuk gjenden te selefitë, atëherë ku do të jetë selefizmi? Ajo humbet, Allahu ju bekoftë.”

(Mexh’mu‘ 14/90)
Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Shikoni gjithashtu
Close
Back to top button