Secili bidatçi ka pjesë në këtë ajet!
Secili bidatçi ka pjesë në këtë ajet!
Sufjan ibën Ujejne, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
“Nuk ka në tokë ndonjë njeri që ndjek një bidat (risi në fe), veçse poshtërimi do ta mbulojë atë, dhe kjo gjendet në Librin e Allahut.”
I thanë: “Ku është kjo në Librin e Allahut?”
Tha: “A nuk e keni dëgjuar fjalën e Allahut të Lartësuar:
إِنَّ الَّذِينَ اتَّخَذُوا الْعِجْلَ سَيَنَالُهُمْ غَضَبٌ مِنْ رَبِّهِمْ وَذِلَّةٌ فِي الْحَيَاةِ الدُّنْيَا
‘Vërtet, ata që morën viçin për ta adhuruar, do t’i godasë zemërimi i Zotit të tyre dhe poshtërimi në jetën e kësaj bote…’ (A’raf 152).
I thanë: “O Ebu Muhamed, kjo është vetëm për ata që adhuruan viçin.”
Tha: “Jo, lexoni çfarë vjen pas:
وَكَذَلِكَ نَجْزِي الْمُفْتَرِينَ
‘Dhe kështu i shpërblejmë Ne shpifësit.’ (A’raf 152).
Kjo vlen për çdo shpifës dhe risimtar deri në Ditën e Gjykimit.”
(Shu’abul-Iman 7/72)
Përktheu: Besim Gjelaj