Sadakatul-fitri (vitrat) duhet të jepen ushqim dhe jo në të holla
Ibën Kudame, Allahu e mëshiroftë ka thënë:
“Kush e nxjerr sadakatul-fitrin në vlerë, nuk i mjafton (nuk i pranohet)”
(Mugni 5/488)
Neveviu, Allah e mëshiroftë ka thënë:
“…hadithi aludon së ajo që merret parasysh në këtë çështje është Sa’a dhe nuk merret për bazë vlera e tij (ushqimit)…”
(Sahihul-Muslim 3/417)
Komisioni i përhershëm për Fetwa pohon:
“Nuk lejohet nxjerrja e sadakatul-fitrit në shumë, sepse argumentet sheriatike aludojnë në obligueshmërinë e nxjerrjes së tij në ushqim, kështu që nuk lejohet të anashkalohen argumentet sheriatike për fjalën e dikujt prej njerëzve”
(Fetawa Nr.13231; 11/413).
Përktheu: Hoxhë Besim Gjelaj