Ruajtja e jetës së muslimanëve është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër!

Ruajtja e jetës së muslimanëve është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër!

Enesi radijAllahu anhu tregon se Umeri ibnul-Hattabi radijAllahu anhu e pyeti dikë:

“Kur e rrethoni një qytet, çfarë bëni?”

Ai u përgjigj:

“Dërgojmë një njeri drejt qytetit dhe i bëjmë atij një mbrojtje prej lëkurash.”

Umeri radijAllahu anhu e pyeti:

“Po nëse goditet me gur?”

Ai tha:

“Atëherë ai vritet.”

Atëherë Umeri radijAllahu anhu tha:

“Mos e bëni këtë. Pasha Allahun, nuk do të më gëzonte që të merrnit një qytet ku ka katër mijë luftëtarë, nëse për këtë humbet jeta e një muslimani.”

(E transmeton Shafiiu në El-Um (4/266) dhe Bejhakiu në Es-Sunen (nr. 17908).
Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button