Rruga e selefit është rruga e drejtë!
بِسْمِ اللهِ الرَّحْمٰنِ الرَّحِيْمِ
Pyetësi:
I nderuari shejh, të kemi dëgjuar disa herë duke thënë prerazi, se rruga jonë e selefit është rruga e drejtë, e vazhdueshme dhe e vetme, cili është argumenti për këtë mendim të prerë?!
Shejhu:
Si duket pyetësi nuk ka qenë i pranishëm në takimet me vëllezërit tonë selefij dhe ky është rasti i parë i tij! Çfarë mendon ky njeri për atë që thotë: “Rruga jonë është, ka thënë Allahu, ka thënë i Dërguari i Allahut, kanë thënë selefi?!”
A është ndonjë rrugë tjetër rruga e drejtë pos kësaj? E në qoftë së përgjigja është ashtu siç shpresojmë: “Nuk ka rrugë tjetër pos kësaj!” Atëherë nga dëshmia juaj e kuptojmë këtë, mirëpo nëse mendojnë se ka ndonjë rrugë tjetër, atëherë lë të na tregon neve dhe kështu t’ia bëjmë të qartë gabimin e këtij mendimi!
| Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë! |
Përktheu: Besim Gjelaj
https://youtu.be/yj8bePR-HbM