Rreziku iranian rrafidi (shi’it) ndaj Islamit dhe muslimanëve

Gazeta Esh-Sherkul-Eusat në numrin (13561), të datës e enjte (4 Rabiul-Ahir 1437 h.), ka publikuar fjalët në vijim (një pjesë prej tyre):

Në të shkruan:

“Komandanti i Gardës Revolucionare konfirmoi gatishmërinë e rreth 200 mijë luftëtarëve në Siri, Irak, Jemen, Afganistan dhe Pakistan, duke e konsideruar se zhvillimet në rajonin e Lindjes së Mesme në vitet e fundit janë pozitive (në favor të tyre), sipas asaj që raportoi agjencia shtetërore ‘Mehr’.

Xhaferi tha se ai synon të inkurajojë brezin e tretë të revolucionit për të mbështetur Udhëheqësin e Jurisprudencës (Velijjul-Fekih) dhe Republikën “Islamike” të Iranit, duke theksuar rëndësinë e pranisë së të rinjve iranianë në betejat në Siri, Irak dhe Jemen.”

Unë them:

O ju muslimanë në botën islame, kini kujdes nga ky rrezik i madh! Kini kujdes nga ajo që po kurdis Irani dhe nga planet e tij për shkatërrimin dhe shtypjen e Islamit dhe muslimanëve, për shkak të armiqësisë së tij të thellë ndaj Islamit dhe muslimanëve. Allahu i Lartësuar thotë për hebrenjtë: لَتَجِدَنَّ أَشَدَّ النَّاسِ عَدَاوَةً لِلَّذِينَ آمَنُوا الْيَهُودَ وَالَّذِينَ أَشْرَكُوا

“Me siguri do të vëresh se hebrenjtë dhe ata që i përshkruajnë shok Allahut (idhujtarët) janë njerëzit me armiqësi më të fortë kundër besimtarëve (kundër muslimanëve).” (Maide 82).

Asnjë musliman nuk dyshon në ashpërsinë e armiqësisë së hebrenjve dhe idhujtarëve ndaj besimtarëve në Allahun dhe në të Dërguarin e Tij, dhe se hebrenjtë kanë synime, por ato janë të kufizuara në tokat e muslimanëve nga Nili deri në Eufrat, dhe ata nuk synojnë përhapjen e judaizmit.

Armiqësia e rrafidive ndaj muslimanëve bashkon armiqësinë e hebrenjve dhe idhujtarëve, ndërsa synimet e tyre janë më të gjera se synimet e hebrenjve; sepse ata planifikojnë të marrin nën kontroll tërë botën islame dhe t’i kthejnë banorët e saj në rrafidi, armiq të Allahut të Madhëruar, të të Dërguarit të Tij salAllahu alejhi ue selem dhe të sahabëve të nderuar radijAllahu anhum, si dhe të atyre që i ndoqën me besim deri në ditët tona.

Rrafiditë kanë bindje (akide) kufri të tilla që nuk gjenden as te hebrenjtë e as te të krishterët.

1.Prej tyre: se imamët e dinë të fshehtën (gajbin) dhe veprojnë në çdo grimcë të gjithësisë; dhe kjo e tejkalon kufrin e bindjeve të hebrenjve dhe idhujtarëve.

2.Prej tyre: se imamët kanë të drejtë legjislacioni dhe u atribuojnë atyre ligjvënie kufri që nuk do ta përballonin as toka e as qiejt; ata, sipas këtij pretendimi, shpallin ligje të mëdha kufri dhe ia atribuojnë ato Ehlu Bejtit të Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem, të cilët Allahu i ka pastruar dhe i ka larguar nga këto gjëra.

Sepse ata (Ehlu Bejti) besojnë se i Dërguari i Allahut, Muhamedi salAllahu alejhi ue selem, është vula e pejgamberëve dhe se mesazhi i tij është i plotë. Allahu i Lartësuar thotë: الْيَوْمَ أَكْمَلْتُ لَكُمْ دِينَكُمْ وَأَتْمَمْتُ عَلَيْكُمْ نِعْمَتِي وَرَضِيتُ لَكُمُ الْإِسْلَامَ دِينًا

“Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush mirësinë Time dhe zgjodha për ju Islamin fe.” (Maide 3).

Dhe sepse ata (Ehlu Bejti) besojnë në fjalën e Allahut të Lartësuar: أَمْ لَهُمْ شُرَكَاءُ شَرَعُوا لَهُمْ مِنَ الدِّينِ مَا لَمْ يَأْذَنْ بِهِ اللَّهُ

“A mos kanë ata ortakë (të adhuruar ose idhuj) që u kanë ligjëruar atyre në fe atë që Allahu nuk e ka lejuar?” (Shura 21).

3.Prej kufrive të rrafidive: armiqësia e tyre e theksuar ndaj shokëve (sahabëve) të të Dërguarit salAllahu alejhi ue selem dhe shpallja e tyre si jobesimtarë; dhe qëllimi i tyre nga kjo, është shfuqizimi i sheriatit islam, Kur’anit dhe Sunetit, atij sheriati të ndritshëm që e bartën sahabët dhe e përcollën me saktësi nga Allahu dhe i Dërguari i Tij salAllahu alejhi ue selem, dhe u përpoqën me një xhihad të madh për ta përhapur e për ta zbatuar, derisa popuj të tërë hynë në këtë fe nëpërmjet tyre.

4.Prej atyre llojeve të kufrit të shumta që ata kanë: sulmet e tyre ndaj grave të të Dërguarit salAllahu alejhi ue selem, radijAllahu anhune dhe shpifja ndaj nënës së besimtarëve, Aishes radijAllahu anha, të cilën Allahu e shpalli të pafajshme në disa ajete Kur’an-ore. Ky sulm, sipas çdo besimtari, prek vetë të Dërguarin salAllahu alejhi ue selem.

Ata i paraqesin shokët e tij, të cilët ai salAllahu alejhi ue selem i edukoi me lloje të ndryshme edukimi me Iman, Teuhid dhe sinqeritet, i paraqesin në format më të shëmtuara të kufrit; dhe i paraqesin gratë e tij të ndershme e të devotshme në pamjet më të liga.

Atëherë, çfarë armiqësie ndaj Allahut, të Dërguarit të Tij dhe besimtarëve është më e madhe se kjo armiqësi e ndyrë?!

O ju muslimanë kudo që jeni, përgatituni për t’u përballur me këtë rrezik dhe me planifikimin shkatërrues iranian, duke u kapur të gjithë fort pas litarit të Allahut në bindjet tuaja, në adhurimet tuaja, në xhihadin tuaj, në politikën tuaj dhe në moralin tuaj; në dashurinë dhe armiqësinë tuaj për hir të Allahut. Largohuni plotësisht nga bidatet dhe devijimet, të gjitha pa përjashtim.

Bashkohuni rreth Librit të Allahut dhe Sunetit të të Dërguarit të Tij salAllahu alejhi ue selem. Nëse i realizoni këto kërkesa madhore, Allahu do të jetë i kënaqur me ju dhe do t’ju japë fitore të sigurt kundër armiqve tuaj.

Allahu i Lartësuar thotë: إِنْ تَنْصُرُوا اللَّهَ يَنْصُرْكُمْ وَيُثَبِّتْ أَقْدَامَكُمْ

“Nëse ju e ndihmoni (fenë) Allahun, Ai u ndihmon juve dhe u forcon këmbët tuaja.” (Muhamed 7)

Dhe thotë: وَلَوْ قَاتَلَكُمُ الَّذِينَ كَفَرُوا لَوَلَّوُا الْأَدْبَارَ ثُمَّ لَا يَجِدُونَ وَلِيًّا وَلَا نَصِيرًا*سُنَّةَ اللَّهِ الَّتِي قَدْ خَلَتْ مِنْ قَبْلُ وَلَنْ تَجِدَ لِسُنَّةِ اللَّهِ تَبْدِيلًا

“Edhe sikur ata që mohuan t’ju luftonin juve, ata do të zmbrapsen, pastaj nuk do të gjejnë as mbrojtës, as ndihmës. (ky është) Ligji i Allahut që është i kahershëm edhe ndër të parët, në ligjin e Allahut nuk do të gjesh ndryshime.” (Fet’h 22–23)

O ju muslimanë të gjithë – përfshirë edhe popullin e Jemenit, Tunizisë, Irakut dhe Sirisë – realizoni Teuhidin ndaj Allahut me sinqeritet; Allahu do t’ju japë nder dhe dinjitet në këtë botë dhe në botën tjetër, dhe do t’ju ndihmojë kundër armiqve tuaj.

Përgatitni mjetet dhe armatimin; dhe mendoj se ju keni armë të mjaftueshme, madje më tepër se sa duhet, për të arritur fitoren kundër këtij armiku të ashpër rafidi dhe kundër armiqve të tjerë.

E theksoj atë që Allahu jua ka bërë detyrim: përkushtimin e plotë ndaj sheriatit të Tij të ndritur dhe zbatimin e tij në të gjitha fushat, përfshirë edhe çështjen e sundimit sipas ligjit të Allahut (hakimijes), të cilën shumica e shteteve islame e kanë lënë pas dore; prandaj Allahu ua ka vënë mbi ta armiqtë e Islamit, të cilët i kanë poshtëruar dhe ua kanë shkelur dinjitetin.

Prandaj çlirohuni nga kjo sëmundje shkatërruese duke shpallur sovranitetin e sundimit të Allahut dhe duke refuzuar çdo gjë që bie ndesh me këtë sundim të lartë.

Shpresojmë që qeveria saudite, e përkushtuar ndaj Teuhidit dhe sheriatit të plotë, si dhe dijetarët e saj, t’i nxisin dhe inkurajojnë shtetet islame për realizimin e këtyre kërkesave madhore.

Ndër to është edhe sundimi sipas ligjit të Allahut, me të cilin duhet të krenohen të gjithë muslimanët, përfshirë popullin e Jemenit, Tunizisë, Irakut dhe Sirisë, duke e ngritur lart me krenari dhe duke u angazhuar plotësisht në zbatimin e tij dhe në përballjen me armiqtë e tij, veçanërisht me rafiditë.

Allahu i udhëzoftë të gjithë në atë që Ai do dhe me të cilën është i kënaqur.

Ue sal-lAllahu ala nebijjina Muhamedin ue ala alihi ue sahbihi ue sel-lem.

Dhe e shkroi:

Shejh Rebi‘ elMed’halij, Allahu e mëshiroftë!

(10 Rabi‘uth-Thene, 1437 h. / 19 Janar 2016)

Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button