Rafiditë (shiitët) nuk janë vëllezërit tanë!

Pyetja:

Allahu ju shpërbleftë me të mira. Një pyetës thotë: Disa thirrës dhe studentë të dijes, kur flasin për shiitët dhe rafidijtë, thonë: “Ata janë vëllezërit tanë.” A lejohet të thuhet kjo dhe cila është detyra jonë në raport me këtë?

Përgjigjja:

Ne i mohojmë dhe i refuzojmë ata për hir të Allahut, dhe gjithashtu e refuzojmë edhe këtë fjalë. Ata nuk janë vëllezërit tanë; pasha Allahun, nuk janë vëllezërit tanë. Përkundrazi, ata janë vëllezër të shejtanit.

Kjo sepse ata e shajnë nënën e besimtarëve, Aishen (radijAllahu anha), bashkëshorten e Pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem), të cilën Allahu e zgjodhi për të Dërguarin e Tij. Ajo është e sinqerta, bija e të sinqertit.

Ata i konsiderojnë jobesimtarë dhe i mallkojnë Ebu Bekrin dhe Umerin (radijAllahu anhuma), dhe i shpallin jobesimtarë sahabët në përgjithësi, përveç Ehli Bejtit, si Aliu ibën Ebi Talib (radijAllahu anhu).

Edhe pse, në realitet, ata janë armiq të Aliut. Aliu distancohet prej tyre dhe nuk ka lidhje me ta.

Aliu është imami ynë, jo imami i tyre. Ai është imami i Ehli Sunetit, jo imami i rafidijve të këqij.

Prandaj, ne i refuzojmë dhe largohemi prej tyre për hir të Allahut, dhe ata nuk janë vëllezërit tanë.

Kush thotë se ata janë vëllezërit e tij, le të pendohet tek Allahu dhe të kërkojë falje prej Tij.

Allahu i Plotfuqishëm na ka urdhëruar të largohemi nga njerëzit e devijimit dhe të miqësohemi me njerëzit e besimit.

~ Shejh Salih el-Feuzan, Allahu e ruajttë.

| Marrë nga ligjërata me titull: “El-Fetwa ue ammen ju’hadh.”|.
Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button