Qëndrueshmëria në fe në kohë prishjeje

Qëndrueshmëria në fe në kohë prishjeje

I Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

“Do të largohen (vdesin) të mirët, njëri pas tjetrit, dhe do të mbetet llumi i njerëzve si llumi i elbit apo i hurmave; Allahu nuk u kushton atyre asnjë rëndësi.”

(Buhariu)

Shejh Ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Për këtë arsye vëren se njerëzit nga viti në vit bien gjithnjë e më poshtë. Më parë i gjeje njerëzit që faleshin natën, agjëronin ditën, jepnin sadaka nga ushqimi i tyre dhe i jepnin përparësi të tjerëve ndaj vetes. Ndërsa sot sheh se njerëzit kanë ndryshuar nga një vit në tjetrin, duke u bërë më keq se më parë: qëndrim zgjuar natën jo në bindje ndaj Allahut, gjumë gjatë ditës, ose argëtim, apo tregti që përfshin mashtrim dhe gënjeshtër, Allahu na ruajttë.

Megjithatë, ka edhe njerëz, falënderimi i takon Allahut, që janë në fenë e Allahut, të qëndrueshëm. Por kriteri është shumica dhe gjendja e përgjithshme.

Prandaj është detyrë të kihet kujdes që njeriu të mos jetë nga ai llum që është si llumi i elbit apo i hurmave, dhe të përpiqet për çështjen e Allahut, edhe nëse njerëzit janë shkatërruar. Sepse, nëse ata goditen nga një dënim i përgjithshëm, atëherë çdo njeri do të ringjallet sipas nijetit (qëllimit) të tij Ditën e Kiametit.”

(Sher’h Rijadus-Salihin 6/634)
Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button