Qëndrimi i muslimanit në kohë të sprovave (fitneve)
Pyetja:
Shpresojmë nga shejhu i nderuar që të na e sqarojë çështjen e sprovave që po ndodhin në kohën tonë?
Dhe cili është qëndrimi i muslimanit ndaj këtyre sprovave?
Dhe si duhet të jetë raporti ynë ndaj tyre, duke pas parasysh se të rinjtë kanë potencial, e ky potencial patjetër që duhet të ketë udhëzim të mirëfilltë në këtë çështje?
Përgjigja:
Qëndrimi në lidhje me këto sprova është: Të përmbajturit për librin e Allahut dhe sunetin e Pejgamberit të Tij, salAllahu alejhi ue selem, Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
“Do të ketë sprova! Sahabët radijAllahu anhum i thanë: Si të dalim prej tyre o i Dërguar i Allahut? Ai iu tha: Libri i Allahut!.”
Pra, të kapurit për librin e Allahut. Duhet të kthehemi tek libri i Allahut dhe suneti i të Dërguarit të Tij salAllahu alejhi ue selem, t’i përmbahemi xhematit muslimanë, kjo është e obligueshme në kohën e sprovave.
Pasi që e pyeti Hudhejfja radijAllahu anhu Pejgamberin salAllahu alejhi ue selem për sprovat (fitnet) dhe Pejgamberi ia tregoi, pastaj Hudhejfja i tha: Me çfarë me urdhëron mua?
Atëherë Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem:
“Përmbaju xhematit të muslimanëve dhe prijësit të tyre”
Hudhejfja i tha: E nëse nuk ka xhemat e as prijës?
Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem i tha:
Largohu nga gjitha këto grupacione, në qoftë së ka nevojë kapu për rrënjë të pemës deri sa të vijë vdekja!
Kështu duhet të jetë qëndrimi në rast të sprovave, që njeriu largohet prej tyre, ta ruaj gjuhen e vet, mos të flas përveç së fjalë të mira, mos të fut panik në mesin e muslimanëve dhe mos t’i lavdërojë ata apo punët e tyre, Allahu i lartësuar thotë:
“…Dhe mos u bëj mbrojtës i tradhtarëve”
(Nisa 105),
po ashtu thotë:
“Dhe mos i mbro ata që mashtrojnë vetveten! Se Allahu nuk i do tradhtaret dhe gjynahqarët”
(Nisa 107).
Është obligim për njeriun që ta ruaj gjuhen e tij, mos të flas përveç së fjalë të mira dhe me dituri dhe të largohet nga këto çështje.
Duhet t’i përmbahet librit të Allahut dhe xhematit musliman, e kjo është obligim.
Kurse ata, që janë të manipuluar kështu e kështu, ne nuk dimë për këto çështje, nuk dimë kush qëndron prapa këtyre gjerave, mirëpo, e lusim Allahun që t’i udhëzoi të devijuarit nga mesi i muslimanëve dhe t’i kthej në të mbarën dhe në të vërtetën.
Lusim Allahun të na mbrojë nga kurthet e armiqve dhe nga dredhitë e zullumqarëve, me të vërtetë Ai është afër dhe përgjigjet!
Lusim Allahun që t’i përmirësojë fëmijët muslimanë, kurse, ata që janë mashtruar me këto gjera duhet të kthehen tek xhemati i muslimanëve, të kërkojnë dituri të mirëfilltë e cila i udhëzon për të mbarën.
Dituria –elhamdulilah- është e lehtë, është prezent, le të kthehen tek kërkimi i diturisë, të futen në katedra dhe në fakultete me qëllim për të mësuar metodologjinë e vërtetë dhe metodologjinë e të parëve tone të mirë, atëherë do ta gjejnë të vërtetën me lejen e Allahut.
Shejh Salih elFeuzan, Allahu e ruajttë!
Përktheu: Hoxhë Besim Gjelaj