Pse u shfaq fitneja e Haddadijëve? ❗

-Pse u shfaq fitneja e Haddadijëve? ❗

Shejh Rebi’ el-Med’halij, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Fitneja e tyre nuk u ngrit veçse për të mbrojtur me të pavërteta dhe gënjeshtra disa persona të pavlerë, të paditur dhe gënjeshtarë.

Nga sjelljet e tyre duket qartë se ata nuk synojnë të njohin atë me të cilën ka ardhur i Dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem, dhe ndjekësit e tij, me argumente.

Përndryshe, nuk do t’i sajonin ato parime të prishura, nuk do të luftonin me to pasuesit e së vërtetës, nuk do të miqësoheshin mbi ato parime dhe nuk do t’i armiqësonin pasuesit e së vërtetës dhe Ehli Sunetin me egërsi që tejkalon edhe egërsinë e harixhijëve më fanatikë.”

(Mexh’mu’ 9/719)

-Nga shenjat e metodologjisë së Haddadijëve ❗

Shejh Rebi el-Med’halij, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Haddadit kanë një metodologji që sajon ashpërsim, u ngarkon njerëzve barrëra dhe pranga të rënda, lufton butësinë dhe lehtësinë e Islamit, sulmon dijetarët e sunetit dhe përçan radhët e tyre, si dhe vendos kushte të pavlefshme vetëm për të vështirësuar çështjet ndaj Ehli Sunetit.”

(Mexh’mu’ 9/673)

-Tipare të këqija tek Haddadit ❗

Shejh Rebi’ el-Med’halij, Allahu e mëshirfotë, ka thënë:

“Këta haddadit janë nga njerëzit më gënjeshtarë dhe më të pabesë. Ata nuk turpërohen nga kjo, e as nuk e qortojnë njëri-tjetrin për këto vese.

Përkundrazi, ai prej tyre që thellohet më shumë në gënjeshtra, vetëm sa ngrihet në pozitë dhe nder ndër ta!”

(Mexh’mu’ 9/741)

-Tejkalimi i kufijve tek Haddadit ❗

Shejh Rebi’ el-Med’halij, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Haddadit nuk ndalen tek kufijtë e Allahut e as tek ajo që e kanë përcaktuar dijetarët.

Ata i tejkalojnë këto kufij duke shpallur obligime dhe duke vendosur kushte që Allahu, i Dërguari i Tij salAllahu alejhi ue selem dhe imamët e Islamit nuk i kanë bërë obligim.

Kështu ata e bëjnë obligim dhe vendosin kushte për të cilat Allahu nuk ka zbritur asnjë argument; prandaj humbin vetë dhe i humbin të tjerët.”

(Mexh’mu’ 9/729)
Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button