Pse Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë për havarixhët: “Dalën nga feja”?

Megjithëse ata falen, lexojnë Kur’an-in dhe i referohen fesë (Islamit), nuk i referohen as judaizmit, as krishterimit, as ndonjë feje tjetër, por vetëm Islamit; falen, përpiqen në leximin e Kur’an-it dhe e përmendin shumë Allahun e Lartësuar dhe të Madhërishëm.
Kur e pyetën Aliun, radijAllahu anhu, për ta, i thanë: “A janë hipokritë?” Ai tha: “Hipokritët e përmendin Allahun vetëm pak, kurse këta e përmendin shumë.”
Atëherë, pse Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem i përshkroi me fjalët:
“Dalin nga feja (ashtu siç del shigjeta nga gjahu)”?
Përgjigjja:
Sepse vetëm referimi tek feja, namazi dhe leximi i Kur’an-it nuk mjaftojnë.
Doemos, duhet të jetë e pranishme thelbi i Islamit, që është nënshtrimi ndaj Allahut me Teuhid (duke e veçuar Allahun në adhurim) dhe bindja ndaj Tij me adhurim dhe zbatim të urdhrave të Tij; që adhurimi i njeriut të jetë i pastër dhe i sinqertë për Allahun dhe që ai të jetë i dorëzuar dhe i bindur ndaj ligjit dhe gjykimit të Tij.
Ndërsa ai që e bën dëshirën e vet gjykues mbi ligjin e Allahut — ku është nënshtrimi në këtë rast?
Dhe ai që nuk e adhuron vetëm Allahun me sinqeritet — ku është Islami, ku është nënshtrimi i sinqertë?
(Sher’h Fad’lul-Islam, shejh Abdurr-Rrezak el-Bedër f. 289)
Përktheu: Besim Gjelaj