Pas sunetit të sabahut
Falja e namazit nafile pas sunetit të sabahut!
Pyetja:
A lejohet me falë namaz nafile pasi t’i fal dy rekatët sunet të sabahut dhe cili është gjykimi për këtë nëse i fal? Më tregoni, Allahu ju dhëntë mirësi.
Përgjigja:
Ajo që është legjitime pas agimit të dytë nga namazi nafile është vetëm falja e dy rekatëve sunet, të cilat janë sunet i rregullt i namazit të sabahut. Kështu ka vepruar Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe rregullisht u është përmbajtur atyre.
Andaj, kurdo që fal nafile më shumë se këto dy rekatë pa ndonjë arsye, veçse e ka kundërshtuar sunetin, bazuar në fjalën e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Nuk ka namaz (nafile) pas hyrjes së kohës së agimit, me përjashtim të dy rekatëve të sabahut.”
Dhe vetëm nga Allahu vjen suksesi!
| Lexhnetu Daimeh 7/248-249 |
Përktheu: Besim Gjelaj