Nxjerrja e zekatit!
Nxjerrja e zekatit!
Pejgamberi, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë:
“Kujt i jep Allahu pasuri dhe nuk e nxjerr zekatin e saj, ditën e Kiametit pasuria e tij do t’i shfaqet në formën e një gjarpri të frikshëm helmues, me kokë të bardhë. Mbi sytë e tij janë dy shenja të zeza. E rrethon në qafë dhe e kafshon në skajet e nofullës dhe i thotë: Unë jam pasuria jote, unë jam thesari yt!
Pastaj, Pejgamberi, salAllahu alejhi ue selem, e lexoj ajetin:
وَلَا يَحْسَبَنَّ الَّذِينَ يَبْخَلُونَ بِمَا آَتَاهُمُ اللَّهُ مِنْ فَضْلِهِ هُوَ خَيْرًا لَهُمْ بَلْ هُوَ شَرٌّ لَهُمْ سَيُطَوَّقُونَ مَا بَخِلُوا بِهِ يَوْمَ الْقِيَامَةِ “
“Ata, të cilët bëjnë koprraci me atë që nga të mirat e veta u dha Allahu, të mos mendojnë kurrsesi se ajo është në dobi të tyre. Jo, ajo është në dëm të tyre. Ajo e mirë me çka bënë koprraci, në ditën e Kiametit do t’u mbështillet në qafët e tyre…” (Ali Imran 180)
(Buhariu 1403)
Përktheu: Besim Gjelaj