Nga dobitë e rrëfimit të Musait alejhi selam

Nga dobitë e rrëfimit të Musait alejhi selam

“Nga dobitë e rrëfimit të Musait alejhi selam me magjistarët është ajo që ka përmendur Shejhul-Islam Ibën Tejmije, Allahu e mëshiroftë, i cili ka thënë:

Se magjia dhe magjistarët shtohen atëherë kur pakësohen dritat e dijes dhe të pejgamberisë, ndërsa dobësohen dhe zhduken kur shtohen dritat e dijes dhe të pejgamberisë.
Kjo është e vërtetë dhe e qartë nga tregimi i Musait, ku Allahu i Lartësuar thotë:

فَأَلْقَىٰ مُوسَىٰ عَصَاهُ فَإِذَا هِيَ تَلْقَفُ مَا يَأْفِكُونَ

“Atëherë edhe Musai e hodhi shkopin e vet, i cili menjëherë gëlltiste gjithë çka kishin improvizuar ata” (Shu‘ara 45].

Pra, çdo gjë që ata trilluan, dija e saktë dhe Suneti e gëlltisin, e asgjësojnë dhe e demaskojnë nga çdo anë.”

Shejh Salih Alu Shejh, Allahu e ruajttë!
(Himmetus-Selefi fi Talebil-Ilmi)
Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button