Ndërprerja e agjërimit vullnetarë!

Shejh Ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Nëse njeriu fillon të agjërojë një agjërim vullnetar, ai ka të drejtë ta ndërpresë atë, por nuk është e pëlqyeshme që ta ndërpresë pa ndonjë arsye të vlefshme. Për shembull, nëse shkon në një drekë dhe ha me qëllim që të ndjehet mirë mikpritësi, ose nëse i vijnë mysafirë dhe, për t’i nderuar ata, i zoti i shtëpisë ha me ta – atëherë kjo lejohet. Përndryshe, është më mirë që ai ta vazhdojë agjërimin e tij, sepse kjo është një formë adhurimi që e ka nisur për hir të Allahut të Plotfuqishëm, prandaj nuk duhet ta braktisë atë.”

(et-Talik ala Hakikatus-Sijam f. 316)
Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button