Ndarja e Teuhidit në tre lloje nuk është bidat.


Shejhul-Islam, Ibën Tejmije, Allahu e mëshiroftë ka thënë:

“Thirrësi për në bidat (risi) meriton të ndëshkohet dhe për këtë ka konsensus tek muslimanët. Masa ndëshkuese ndaj tij ndonjëherë është me vrasje e ndonjëherë ndryshe. Kështu, selefi e vranë Xhehm ibën Safianin, Xh’ad ibën Dirhemin, Gajlan elKaderijin, e të tjerë. Nëse mendohet së ai nuk e meriton ndëshkimin ose është e pa mundur të ndëshkohet, atëherë duhet të sqarohet bidati i tij dhe të bëhet paralajmërim kundër tij. Kjo është pjesë e urdhërimit në të mirë dhe ndalimit nga e keqja, për të cilën na ka urdhëruar Allahu dhe i Dërguari i Tij”

(mexh’mu-ul-Fetaua 35/414).

Prej masave të refuzimit ndaj bidatit dhe bidatçiut është refuzimi i tyre, kurse prej çështjeve që duhet refuzuar është akuza e një faqeje në Facebook me emrin:HADITHI DHE SHKENCA. Kinse ndarja e Teuhidit është bidat dhe, sipas tyre, ndarja e tij është që nga koha e Ibën Tejmijes, Allahu e mëshiroftë, e këndej.
Mirëpo, ajo që është e vërtetë në lidhje me këtë çështje është krejtësisht ndryshe. Imam Ebu Hanife, Allahu e mëshiroftë, (ka vdekur në vitin 150h) ka thënë:

“Allahut të Lartësuar i lutesh duke iu drejtuar për nga lart dhe jo për nga poshtë, sepse ultësia nuk është pjesë e përshkrimit të errRrububijes (veçimi i Allahut në krijim etj), e as nuk është pjesë e përshkrimit të el-Uluhijes (veçimi i Allahut në adhurim”

(el-Fikhul-‘Ebsat f.51).

Shejh AbdurrRrezak elBedër, Allahu e ruajttë thotë: Fjala e tij:

“…i lutesh duke iu drejtuar për nga lart dhe jo për nga poshtë…”

ka pohim në lartësimin e Allahut, e kjo është pjesë e Teuhid Esma ues-Sifat. Po ashtu, kjo është refuzim ndaj Xhehmive, Mu’tezilive, Esh’arive, Ma’turidive dhe të tjerëve sikur këta, që e mohojnë lartësimin (el-uluv).

Kurse fjala e tij:

“…nuk është pjesë e përshkrimit të errRrububujes…”

ka pohim të Teuhid errRrububijes.

Kurse fjala e tij:

“…el-Uluhijeh…”

ka pohim të Teuhid el-Uluhijeh.

(elKaulu Sedid f.42)

Kjo ndarje e ka zanafillën shumë herët, që nga koha e imam Ebu Hanifes (i cili ka lind në vitin 150h), e jo siç mendojnë dhe akuzojnë pa drejtësisht disa, së kinse kjo është që nga koha e Ibën Tejmijes (i cili ka lind në vitin 661h), mes tyre janë më shumë së pesëqind vite!

Allahu e di më së miri!

Përktheu dhe përgatiti: Hoxhë Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button