Leximi i Kur’anit pa texhuid

Leximi i Kur’anit pa texhuid

Shejh Ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

Nuk është e ndaluar leximi i Kur’anit pa rregullat e texhuidit. Texhuidi është pjesë e zbukurimit të zërit në lexim, dhe nuk është vaxhib. Nëse njeriu lexon me texhuid për ta përmirësuar zërin, kjo është mirë.

Por nëse nuk lexon me të, nuk ka asnjë problem dhe nuk i mungon asgjë për të cilën do të ishte gjynah po ta linte.

Madje, shejhuI-islam Ibën Tejmije, Allahu e mëshiroftë, i ka qortuar ata që i kushtojnë kujdes të tepruar shqiptimit, duke e përsëritur ndonjë fjalë (në ajet) dy ose tri herë vetëm për ta shqiptuar sipas rregullave të texhuidit, ndërkohë që harrojnë kuptimin dhe meditimin në Kur’an.

(Sherh-ul-Mumti’ 4/250)
Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Shikoni gjithashtu
Close
Back to top button