Kush e meriton dënimin më të rëndë: mëkatarët apo bidatçitë?

Pyetja:

Kush e meriton dënimin më të rëndë: mëkatarët apo bidatçitë (ata që sjellin risi në fe)?

Përgjigjja:

Bidatçitë meritojnë dënimin më të rëndë, sepse: Bidati (risia në fe) është më i rëndë se mëkati. Bidati është më i dashur për shejtanin sesa mëkati. Sepse mëkatari pendohet, ndërsa bidatçiu rrallë pendohet, sepse ai mendon se është në të drejtë, ndryshe nga mëkatari, i cili e di se është mëkatar dhe se ka rënë në mëkat.
Ndërsa bidatçiu e sheh veten si të përulur (ndaj Allahut) dhe se është në adhurim. Prandaj bidati, Allahu na ruajttë, është më i keq se mëkati.

Për këtë arsye selefët paralajmëronin nga ulja dhe shoqërimi me bidatçitë, sepse ata ndikojnë tek ata që shoqërohen me ta dhe rreziku i tyre është i madh.

Shejh Salih elFeuzan, Allahu e ruajttë!
(el’Exhuibetul-Mufideh f.28-29)
Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button