Kur gjumi yt bëhet adhurim!
Kur gjumi yt bëhet adhurim!
Ebu Umame, radijAllahu anhu, ka thënë: Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut, salAllahu alejhi ue selem, duke thënë:
“Kush bie në shtratin e tij duke qenë me abdes dhe e përmend Allahun derisa ta zë gjumi: nuk ndodh që të rrotullohet në asnjë moment të natës dhe të kërkojë prej Allahut të Lartësuar ndonjë të mirë nga të mirat e dynjasë ose ahiretit, veçse Ai ia jep atë.”
(Hadith Hasen – i mirë).
Shejh Abdurr-Rrezak el-Bedër – Allahu e ruajttë – thotë:
Kështu, gjumi i atij personi, gjumin e ka shndërruar në adhurim. Ai fle me abdes, duke e përmendur Allahun e Madhëruar, dhe ia dorëzon çështjen e tij Allahut. I lutet Allahut të Plotfuqishëm që ta mëshirojë nëse vdes, dhe ta ruajë nëse zgjohet. Kështu, gjumi i tij bëhet adhurim dhe ndihmë për të – me lejen e Allahut të Madhërishëm e të Lartësuar – në punët e mira.
Nëse rrotullohet në ndonjë orë të natës dhe kërkon nga Allahu ndonjë të mirë të kësaj bote apo të botës tjetër, Allahu ia jep. Kjo do të thotë: nëse kjo është gjendja e tij, atëherë ai është prej atyre që u pranohet lutja. Fle me abdes dhe duke e përmendur Allahun e Lartësuar – pra, ai është nga ata që u pranohet lutja.
(Uabilus-Sajjib f.21)
Përktheu: Besim Gjelaj