Koha e nxjerrjes së Sadakatul-Fitrit
Koha e saj është që nga perëndimi i diellit të natë së bajramit e deri para faljes së namazit të Fiter Bajramit dhe kjo është koha e domosdoshme.
Mirëpo lejohet edhe me herët, një apo dy ditë para bajramit, bazuar në fjalën e Ibën Umerit, radijAllahu anhuma:
“Dhe ata (sahabet) e nxjerrnin sadakanë para bajramit një apo dy ditë”
(Buhariu)
Përktheu: Hoxhë Besim Gjelaj