Koha e namazit të Natës

10- Koha e namazit të natës fillon pas namazit të jacisë e deri nё agim, bazuar në fjalën e Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem:

”Me të vërtetë Allahu ua ka shtuar një namaz, e ai është tek(1), pra faleni atë nё mes jacisё dhe sabahut” (2)

11- Falja e namazit në pjesën e fundit të natës është më i vlefshëm për atë që i mundësohet kjo gjë. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem thotë:

“Ai qё ka frikë se nuk do të zgjohet në pjesën e fundit të natës, le ta falë vitrin në fillim tё pjesës sё parë të natës, e kush mendon se mund ta falë nё pjesën e fundit le ta falë në atë kohë, se me të vërtetë namazi në pjesën e fundit tё natës është i dëshmuar, dhe për ketë është më i vlefshëm” (3)

12- Nesë çështja e të falurit ka të bëjë rreth të falurit në pjesën e parë tё natës me xhematё apo në pjesën e fundit të natës vetëm, atëherë namazi me xhematё është më i vlefshëm, ngase konsiderohet ngjashëm me të falurit gjatë tёrë natës, siç e kemi cekur mё sipёr në pikën e katërt, e cila tregohet nga sahabet se Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem e ka bërë një gjë të tillë.

Gjithashtu edhe sahabet ne kohën e Umerit radijAllahu anhu kanё vepruar kёshtu. Abdurr-Rrahman ibën Abdin el-Karij-ju ka thënë:

”Kam shkuar një natë me Umerin në xhami gjatë ramazanit, e njerëzit ishin të shpërndarë, ndokush falej vetëm, e me ndonjë tjetër falej një grup i vogël, atëherë Umeri tha:

”Për Allahun! E shoh të arsyeshme sikur t’i bashkoj këta në një imam, do tё ishte më mirë, pastaj vendosi per një gjë të tillë dhe i bashkoi më Ubej-j ibën K’abin.

Pastaj shkuam një natë tjetër dhe njerëzit ishin duke u falur me imamin e tyre, Umeri radijAllahu anhu tha:

”Sa risi e mirë është kjo, kurse ata që flenë janë më të mirë se ata qё falën –kishte për qëllim ata që falën nё fund tё natës- kurse shumica e njerëzve faleshin nё fillim tё natës” (4)

Zejd ibën Vehb ka thënë:

”Falej Abdullahi me ne gjatë muajit tё ramazanit dhe shkonte në shtёpi natën” (5)

Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë!

(Namazi i natës f.26-27)
Përktheu: Hoxhë Besim Gjelaj

Fusnotat:

1-Namazi i natës quhët viter, sepse rekatet e tij janë tek, numër tek.

2-Hadith sahih, e ka transmetuar Ahmdi dhe tjetër kush pos tij nga Ebi Basreh. Ky hadith është i nxjerrë në esSahihatu (108) dhe në Irvau (2/158).

3- E transmeton Muslimi dhe tjetër kush pos tij. Ky hadith është nxjerrë në esSahihatu (2610).

4-E transmeton Buhariu dhe tjetër kush pos tij. Ky hadith është nxjerrë në etTaravih (f.48).

5-E transmeton AbdurrRrezaku (7741). Zinxhiri i tij është i saktë. Për këtë transmetim dhe për tjetrin para tij ka jep shenjë imam Ahmedi kur është pyete: A të vonohet namazi i natës –dmth taravia- deri në pjesën e fundit të natës? Ka thënë: “Jo, tradita e muslimanëve është më e dashur tek unë” e ka transmetuar Ebu Davudi në “Meseil” f.62.

Artikuj të lidhur

Back to top button