Koha e ezanit
Koha e ezanit dhe namazit të sabahut.
Pyetja:
Tek ne, ezani thirret një orë e dyzet minuta para lindjes së diellit, namazin e falim njëzetë minuta përafërsisht pas ezanit, që i bie një orë e njëzetë minuta para lindjes së diellit, namazi ynë a është në përputhshmëri me sunetin?
Përgjigjja:
Po, namazi është i saktë inshaAllah, sepse në përgjithësi midis agimit dhe lindjes së diellit, përafërsisht është një orë e gjysmë.
Mirëpo, sikur ta vononit namazin dhe ta falni para lindjes së diellit një orë apo një orë e pesë minuta, kjo është më e sigurte dhe më e mirë.
Ndërsa thirrja e ezanit një orë e katër dhjetë minuta para lindjes së diellit, është herët, si dhe është ezan para kohe. Sikur të vonohej thirrja e ezanit përafërsisht për një orë e gjysmë para lindjes së diellit, kjo është më e sigurt sa i përket hyrjes së kohës së namazit.
Në qoftë së falja e namazit bëhet para lindjes së diellit për një orë, atëherë kjo është më e sigurt për përmbushjen e namazit në kohën e vet.
Sepse në të shumtën e rasteve, midis agimit dhe lindjes së diellit, përafërsisht është një orë e gjysmë apo një orë e njëzetë pesë minuta, apo ngjashëm me këtë.
Pra, besimtari shikon në atë që është më e sigurt dhe nuk ngutet as në thirrjen e ezanit e as në faljen e namazit. Kështu që në këtë çështje është më mirë që të sigurohet që ka hyrë koha e namazit.
Shejh AbdulAziz ibën Baz, Allahu e mëshiroftë!
(Mexh’mu-ul-Fetawa Ibën Baz 10/393)
Përktheu: Besim Gjelaj