Kjo nuk është nga rruga (men’hexhi) e selefit!
Kjo nuk është nga rruga (men’hexhi) e selefit!
Muftia i Medinës, Shejh Salih es-Suhejmi, Allahu e ruajttë, thotë:
“Selefizmi nuk është në teprime dhe nxitim në gjykimin me xher’h pa maturi.
As në kërkimin e gabimeve të njerëzve.
As në obligimin e tyre me gjëra që nuk janë obligim për ta.
As në shkëputjen e fjalëve nga konteksti dhe mosinterpretimin e tyre në kuptimin më të mirë.
As në rrëzimin e dikujt duke u mbështetur në pretendime ‘lajmesh të sigurta’.
As në fanatizmin ndaj individëve.
As në kufizimin e gjykimeve ndaj të tjerëve tek disa persona të caktuar.
As në ngutjen për t’iu kundërpërgjigjur gabimtarit para se ta këshillosh.
As në nxitimin për të shpallur dikë bidatçi, mëkatar apo qafir pa verifikim.
As në dyshime dhe nxitim për t’i pranuar lajmet pa verifikim, dhe përhapjen e tyre pa menduar përfundimin dhe pasojat para se të jepen këto gjykime.”
(Tenbih Dhil-Efham, f. 14; me parathënie të muftis dhe imamit të sunetit Salih el-Feuzan)
Përktheu: Besim Gjelaj
Sqarim: Këtë libër e ka lexuar shejh Salih el-Feuzan dhe ia ka shkruar këtë parathënie:
Kam lexuar librin e Shejhut Dr. Salih ibn Sa’d es-Suhejmi, i cili nxit njohjen e këtij men’hexhi, qëndrimin pas tij dhe shmangien e përçarjeve dhe ndarjeve prej tij. Allahu ia shpërbleftë me të mirat e Tij për atë që e ka shkruar dhe sqaruar. Titulli i librit është:
“Tenbihu dhil-ef’hami ila ra’bis-sadri wa al-wi’am ‘ala men’hexhis-selefil-kirami”
(Shqip: Një këshillë për të mençurit për të shëruar përçarjet dhe për të jetuar në harmoni sipas men’hexhit të selefit të nderuar). Salavatet e Allahut qofshin mbi Pejgamberin tonë Muhamedin salAllahu alejhi ue selem, familjen dhe shokët e tij.
E shkroi: Shejh Salih el-Feuzani, Allahu e ruajttë, 14/07/1436 H – 03/05/2015 G.