Këshillë e çmuar nga shejh Ibën Bazi!
Këshillë e çmuar nga shejh Ibën Bazi!
Shejh Ibën Bazi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
“Shiko tek ata që janë përreth teje, në të djathtë e në të majtë, përpara e pas, dhe do të shohësh se shumica e njerëzve janë larguar nga dija fetare. Janë zënë me gjëra më të ulëta; janë preokupuar me kërkimin e dynjasë dhe me të mirat e saj, derisa ajo ua ka pushtuar zemrat dhe i ka bërë të harrojnë çdo gjë tjetër.
Andaj falënderoje Allahun që të ka ruajtur prej tyre, që nuk je prej atyre që janë zënë me dynjanë e janë larguar nga ahireti. Falënderoje Allahun për këtë mirësi që të ka shpëtuar nga këto gjëra.
Sa mirësi e madhe është kjo! Sa dhuratë e çmuar nga Zoti yt i Plotfuqishëm, që të ka udhëzuar dhe të ka dhënë mundësinë të kërkosh dijen e dobishme fetare, ku çdo ditë dëgjon: “Allahu thotë”, “I Dërguari i Tij salAllahu alejhi ue selem ka thënë”.
Kjo, o vëllezër të mi, është një Xhenet i përshpejtuar në këtë botë për atë që kupton.”
(Mexh’mu’ Resailihi f. 336)
Përktheu: Besim Gjelaj