Katër raste që tregojnë sa i lidhur dhe sa dashuri ka robi për Zotin e tij!

Ibën Kajjimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
Rasti i parë:
Kur robi shtrihet për të fjetur, dhe shqisat e gjymtyrët e tij lirohen nga angazhimet, zemra e tij përqendron vëmendjen te ajo që e do. Në këtë rast, ai nuk bie në gjumë veçse duke përmendur Atë që e do dhe duke e mbushur zemrën me Të.
Rasti i dytë:
Kur zgjohet nga gjumi, gjëja e parë që i vjen në zemër është përmendja e të Dashurit të tij. Sepse kur i rikthehet shpirti pas gjumit, bashkë me të i rikthehet edhe përmendja e të Dashurit të tij, për të cilin zemra kishte qenë e shkëputur gjatë gjumit.
Rasti i tretë:
Kur hyn në namaz. Namazi është provë e gjendjes së brendshme dhe peshore e imanit. Me anë të namazit matet besimi i njeriut, zbulohet gjendja dhe pozita e tij, afërsia me Allahun dhe pjesa që ka nga lidhja me Të.
Rasti i katërt:
Kur ndodhet në vështirësi dhe rreziqe. Zemra në këto çaste përmend vetëm Atë që e do më së shumti dhe nuk kërkon strehim veçse tek Ai që e ka më të dashur.
| Tarikul-Hixhretejn • 1/306 |
Përktheu: Besim Gjelaj